Protestojnë kundër ushtrisë
_680825.jpg)
Për shkak të afrimit të zgjedhjeve të para pas rrëzimit të presidenti Hosni Mubarak, demonstruesit kërkojnë kontroll më të madh të Kushtetutës që pritet të miratohet nga parlamenti i ri.
Demonstratat e të premtes u thirrën pas rrjedhjes së një dokumenti qeveritar, në të cilin ushtarët cilësohen si mbrojtës të “legjitimitetit kushtetues”, gjë që aludon në atë se ushtria do të ketë fjalën e fundit në të gjitha çështjet politike.
Vëllazëria Myslimane konsideron se ky dokument e kthen prapa diktaturën, kështu që premton eskalimin e trazirave nëse nuk bëhet ndryshimi i këtij formulimi.
Liberalët, majtistët, partitë islamike dhe lëvizjet prodemokratike që iniciuan kryengritjen e 25 janarit, ishin pjesë e protestave. Mirëpo, edhe pse në protesta morën pjesë grupe të ndryshme politike, apeli i dërguar ishte unik, që ushtria t’ia dorëzojë pushtetin një qeverie civile sa më parë që të jetë e mundur.
Disa grupe sekulariste protestuan nën parullën “Duam presidentin”, duke i thirru kështu në vendimin e Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura (SCAF), sipas të cilit pushtetit do t’i dorëzohet një presidenti civil deri në prill të vitit 2012.