Shumë afër luftës civile

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, paralajmëroi të premten për rrezikun e shpërthimit të një lufte civile në Siri.
''Këto kohët e fundit janë shfaqur shumë dezertorë të ushtrisë siriane dhe nga ky fakt ekziston rreziku i zhvillimit drejt luftës civile'', deklaroi Davutoglu.
Përplasjet në Siri kanë qenë më shumë mes dezertorëve të ushtrisë dhe forcave të sigurisë siriane, në pjesë të ndryshme të Sirisë.
Për herë të parë që prej fillimit të protestave në Siri, një qendër e shërbimeve sekrete ajrore, e vendosur në hyrje të Damaskut u sulmua sot në agim me raketa nga ushtarët disidentë, shefi i të cilëve, koloneli Riad al-Assad është larguar në Turqi.