Ish-presidentja arrestohet në spital

Arroyo në fakt akuzohet për vjedhje dhe korrupsion gjatë periudhës nëntëvjeçare, mes viteve 2001-2010, sa ishte presidente e vendit.
Në fillim të kësaj jave ish-presidentja filipinase ishte përpjekur të largohej nga Filipinet, me arsyetimin se po kërkonte një trajtim mjekësor jashtë vendit për një sëmundje të rrallë të eshtrave, por autoritetet nuk e lejuan që të largohej. Paraprakisht gjykata supreme kishte marrë vendim se ajo ishte e lirë të udhëtonte, por qeveria e injoroi këtë vendim të gjykatës.
Arroyo tani thotë se akuzat janë të fabrikuara, edhe pse, nëse shpallet fajtore ajo mund të dënohet me burg të përjetshëm.
Edhe ish-presidenti tjetër i Filipineve, Jozef Estrada, gjithashtu ishte dënuar me burg për korrupsion, megjithëse më vonë atë e kishte amnistuar pikërisht presidentja Gloria Macapagal Arroyo.