Vizita e parë amerikane pas 50 vitesh

Presidenti amerikan, Barack Obama, njoftoi të premten se sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, do të udhëtojë për në Mianmar, dhe se Shtetet e Bashkuara këtë gjë e shohin si një mundësi historike për arritjen e progresit në raporte me këtë vend.
Sipas presidentit Obama, pas viteve të errësirës, gjatë disa javëve të fundit në Mianmar është shënuar “një rreze e progresit”. Këto komente presidenti amerikan i bëri në Bali të Indonezisë, ku po merr pjesë në samitin e vendeve të Azisë Lindore.
Udhëtimi, gjatë muajit të ardhshëm i sekretares Clinton paraqet vizitën e parë të një sekretari amerikan të Shtetit në Mianmar në 50 vitet e fundit.
Kjo lëvizje njëkohësisht është shenja më qartë e ndryshimit të marrëdhënieve ndërmjet SHBA’ve dhe Mianmarit, që ndryshe njihet edhe si Birmani.