E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet tensioni, fshihet kryeministri

 

Gjendja në Tajlandë është tensionuar shumë më tepër nga sa ishte menduar, pas protestave të forta për dorëheqjen e kryeministrit. Protestat çuan në anulimin e një samiti të rëndësishëm aziatik, ku liderët e huaj u detyruan të largohen me helikopterë. Protestuesit kanë bllokuar hyrjen në disa zyra të qeverisë. Në Bangkok ka kudo ushtarë dhe tanke, pasi autoritetet tajlandeze shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Protestuesit me këmisha të kuqe arritën dje të hyjnë në Ministrinë e Brendshme dhe sulmuan një makinë, ku ata menduan se ishte Kryeministri Abhisit Vejjajiva. Por kryeministri ia kishte mbathur më herët. Një prej udhëheqësve të protestës është arrestuar, pasi kryeministri u betua se do t’i ndjekë ata penalisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›