E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ro-Bajern çon gjermanet ne Top-4

www.albania-sport.com - Për herë të parë nga viti 2003 asnjë ekip anglez nuk arrin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi dhe shpresa e fundit e futbollit britanik, Mançester Junaitid, u eliminua në çerekfinale nga Bajerni i Munihut. Kështu në katër më të mirat e këtij edicioni janë Barcelona (Spanjë), Inter (Itali), Bajerni (Gjermani) dhe Lioni (Francë).

Trajneri i Mançester Junaitid, Aleks Fergusoni hodhi në fushë nga minuta e parë sulmuesin Uejni Runi (u zëvendësua në minutën e 55-të), por “djajve të kuq” nuk u mjaftoi fitorja 3-2 në “Old Trafford” ndaj Bajernit, pasi gjermanët kishin fituar një javë më parë 2-1 në “Alianc Arena”.

Mançesteri shënoi dy gola ektremisht të shpejtë, duke realizuar me Gibsonin në minutën e 4-të dhe tre minuta më pas me anë të Nanit, ky i fundit katër minuta përpara përfundimit të pjesës së parë i çoi shifrat në 3-0 dhe rezultatin e përgjithshëm në 4-2 për “Djajtë e kuq”.

Në minutën e 43-të, Ivica Oliç shkurtoi diferencën, duke i dhënë një rezë shprese Bajernit. Në të 50’, Da Silva i Mançesterit u ndëshkua me kartonin e kuq, duke ia lehtësuar punën bavarezëve. Arjen Roben (74’) shënoi një gol sensancional me një goditje volej, duke u shndërruar sërish në lojtarin “kualifikues” pasi ishte holandezi ai që eliminoi në një të tetat Fiorentinën në humbjen 3-2 të bavarezëve në Firence.

Lioni u bë ekipi i katërt i kualifikuar në gjysmëfinale, pavarësisht se humbi 1-0 me Bordonë në derbin e gjithë francez. Golin e vetëm për “zhirondinët” e shënoi sulmuesi Çamak në minutën e 45-të, por që nuk mjaftoi për t’u kualifikaur pasi shtatë herë kampionët e Francës e kishin fituar takimin e parë 3-1. Lioni do të përballet në gjysmëfinale me Bajernit, ndërkohë që fituesi i këtij çifti do të diskutojë finalen e madhe të Madridit me triumfuesin e dyshes Inter-Barcelona.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 07 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›