Robben: Pritet shumë nga Holanda, ky botëror ka surpriza
Holanda nuk arriti të impresiononte në ndeshjen e debutimit kundër Danimarkës, edhe pse fitoi bindshëm 2-0.
Sulmuesi holandez, Arjen Robben tha me bindje se skuadra e tij ka mundësi të mira për të lënë gjurmë shumë pozitive në këtë botëror.
"Pritshmëritë janë të mëdha. Të gjithë shkojnë në një Kampionat Botëror për të fituar, po kështu edhe ne. Duhet të jemi realistë se është një mision i vështirë, pasi ka skuadra të mëdha me shumë cilësi dhe eksperiencë", tha Robben.
Sipas sulmuesit të Bayern Munchen, Robben, flitet shumë për Brazilin, Argjentinën dhe Spanjën, por ka edhe ekipe të tjera që mund të jenë surpriza më vete të këtij botërori të futbollit në Afrikën e Jugut.