E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben e konsideroi pensionimin

Futbollisti i Bayern Munichut, Arjen Robben e ka pranuar se kishte momente kur e kishte konsideruar t’i vendoste këpucët në gozhdë, pas lëndimeve të njëpasnjëshme.

Përfaqësuesi holandez kishte disa lëndime serioze gjatë karrierës dhe 28 vjeçari po mendonte seriozisht që të hiqte dorë nga ky sport për shkak të problemeve fizike.

“Kisha disa lëndime gjatë karrierës. Ky fakt më kishte bërë të ndihem keq. Të jem i sinqertë, kam menduar që t’i heq këpucët nga këmbët më shumë se një herë. Është një mendim rigoroz, por është diçka që e kam pasur në konsideratë”, u shpreh përfaqësuesi holandez për NOS.

Selektori i Holandës, Louis van Gaal, së fundmi ka thënë se Robben është pjesë e rregullt e ‘Oranje’, nëse është në gjendje të mirë fizike dhe ylli i Bayernit është i nderuar me këtë fakt.

“Kjo ishte një shtytje e madhe për mua. Këto janë gjëra që të ndihmojnë me të vërtetë kur je në një periudhë të vështirë. Unë personalisht e falënderoj trajnerin për besimin që e ka shfaqur tek unë. Kjo më bën të ndihem shumë mirë”, përfundoi Robben i cili ka zhvilluar gjashtë ndeshje me bavarezët këtë sezon, por nuk e ka gjetur ende golin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›