E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agger përfundon sezonin

Nga Express më 07 prill 2011 në ora 16:44

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Daniel Agger nuk do të paraqitet në vazhdim të këtij sezoni për shkak të lëndimit të gjurit, që pësoi në fundjavën e kaluar në humbjen nga West Bromwich.

Reprezentuesi danez u dëmtua në pjesën e parë të takimit dhe kontrollimet nga stafi mjekësor i klubit kanë vërtetuar se ai do të qëndrojë jashtë fushës për dy muaj.

“Daniel ka një problem në tendon prapa gjurit dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë përsëri këtë sezon”, tha menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›