E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus fillon bisedimet për Aquilanin

Nga Express më 07 prill 2011 në ora 16:52

Juventus ka filluar bisedimet me Liverpoolin rreth transferimit të Alberto Aquilanit, ka njoftuar të enjten e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Aquilani është i huazuar me opsion të blerjes për 16.5 milionë euro në fund të sezonit. Juventus heziton rreth çmimit të kërkuar dhe shpreson të arrijë marrëveshje rreth zbritjes me Liverpoolin.

Bianconerët besohet se janë të gatshëm t’i paguajnë Liverpoolit 12 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›