E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi fiton votëbesimin e parë

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 14:00

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka fituar votëbesimin e Senatit dhe tani do të përballet me një tjetër votëbesim në Dhomën e Ulët.
Pritet që diferenca në vota të jetë tepër e vogël dhe nëse Berlusconi humbë, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Të hënën, Berlusconi paralajmëroi ligjvënësit të mos rrezikojnë stabilitetin e vendit me rrëzimin e tij.
Berlusconi dukej shumë serioz në Senat para fjalimeve të fundit, teksa fitorja e tij parashikohej.
Senati votoi pro qeverisë së Berlusconit me 162 vota për, 135 kundër dhe 11 abstenime.
Ndërsa në dhomën e ulët, fitorja mund të jetë më ngushtë dhe mund të rrëzohet më një ose dy vota. Edhe nëse ia del të fitojë, do të jetë tepër e vështirë për Berlusconin të menaxhojë një shumicë me një ose dy vota në dhomën e deputetëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›