Krenari i KIPRED-it, rrogën 4500 €

Ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, njëri prej themeluesve të KIPRED-it dhe Kryetar i Bordit te organizatës ka drejtuar një sërë akuzash ndaj ish drejtorit Krenar Gashi.
Nga Suedia, në një intervistë për Zërin, ai ka thënë se Gashi e ka nisur lojën pasi bordi i ka kërkuar përgjegjësi financiare për keqmenaxhimin.
"Krenari le të tregoj si ja ka bërë pagën vetes prej 4500 euro dhe pse mandej është ndërruar me këtë punë. Kur i është kërkuar përgjegjësia financiare ai e ka nisur këtë lojë. Pas kërkesës sonë, ai iu ka shkruar organizatave ndërkombëtare duke thënë se tash KIPRED-i ka bord politik" ka thënë Peci, transmeton indeksonline.
Më tej ai i ka kërkuar ballafaqim publik Krenarit për çfarëdo çështje rreth organizatës.