E Diel, 1 Nëntor 2026

Do zhvillohet te shtunen ne Tirane Kampionati kombetar i Mundjes

Sporti i mundjes do t’i bëjë një mbyllje të fuqishme vitit me turneun kryesor për 2011-ën. Ky turne është kampionati kombëtar, për të rritur, i këtij sporti që do të nisë të shtunën në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

Gjithçka pritet të fillojë me një ceremoni hapëse në orën 12:00, ndërsa më pas pritet të fillojnë ndeshjet. Kampionati kombëtar do të shpallë kampionët e vitit për të dy stilet, atë të lirë dhe greko-roman.

Ky kampionat është aktiviteti i fundit i mundjes për këtë vit dhe në të pritet të marrin pjesë mundësit më të mirë shqiptarë. Bëhet fjalë për një sport që ka pasur arritje të rëndësishme këta vjet, me medalje të fituara nga Sahit Prizreni apo edhe ish-mundësi ynë, Elis Guri, që sot garon për Bullgarinë.

Mundja është një nga sportet që synon të dërgojë sportistë në Lojrat Olimpike “Londër 2012” dhe të pretendojë një vend ndër 8 më të mirët, pse jo edhe për medalje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›