Figo, në horizont pista amerikane

Aleksi Lalas, biondi kauboj amerikan, i njohur botërisht gjatë Botërorit SHBA 1994, sot është presidenti i një prej klubeve më prestigjiozë amerikanë në Major Leagu, Los Angeles Galaksi.
Formacioni kalifornian disa muaj më parë arriti të bindë yllin e Realit të Madridit, Devid Bekham, të nënshkruante një kontratë pesëvjecare me shifra përrallore për "Spice Boy". Tani Lalas dëshiron të sjellë në qytetin e "engjëjve" e të kinemasë edhe portugezin e Interit, Luis Figo. Gjatë një interviste të dhënë për gazetën "Diario de Noticias", Lalas deklaroi se do të provonte ta sillte Figon. "E dimë që Figo është nw merkato dhe jemi shumë të kujdesshëm. Nëse atij do t'i interesojë të luajë në SHBA, do të bëj c'është e mundur për ta sjellë". Ylli portugez ka bërë të ditur se brenda dy javësh do të bëjë të ditur destinacionin e ri të tij. Javën e fundit, ai mori një ofertë nga Totenhem.