E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trabelsi, selektor i ri i Tunizisë

Nga Express më 11 mars 2011 në ora 20:03

Ish reprezentuesi tunizian, Sami Trabelsi është emëruar selektori i ri i ekipit kombëtar, i treti nga po aq muaj të këtij viti.

Emërimi i Trabelsit erdhi pas një takimi të Federatës së Futbollit të Tunizisë të enjten. Detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura.

Trabelsi zëvendëson Ammar Souyahun, i cili ishte angazhuar muajin e kaluar në vend të Faouzi Benzarti, por u largua pa drejtuar ekipin në asnjë ndeshje.

Trabelsi është i ngarkuar me detyrën e sigurimit të kualifikimit për në Kupën e Afrikës 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›