E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roben përgëzon Dortmundin, Van Gal qan rastet e humbura

I rikthyer në fushë për Bajernin e Mynihut, Arjen Roben, ka përgëzuar Borusia Dortmundin për paraqitjet fantastike të treguara dhe për mbajtjen e kreut në Bundesligan gjermane. “Ne nuk duhet të flasim më për vendin e parë në tabelë, ashtu sikurse kanë bërë shumë prej nesh. Gjithmonë ekziston shpresa, përderisa është e mundur matematikisht, por vërtet ne jemi shumë larg. Duhet të pranojmë dhe ta respektojmë këtë fakt. Dortmundi duhet të përgëzohet për paraqitjet fenomenale”, deklaroi Roben. Ndërkohë, trajneri i Bajernit të Mynihut, Luis Van Gal është shprehur tejet i zhgënjyer me barazimin prej 1-1 ndaj Volfsburgut, duke thënë se bavarezët kanë pasur mundësi që të fitojnë thellë që në pjesën e parë. “Ne jemi të zhgënjyer, nuk kemi çfarë të bëjmë. Sipas lojës që bëmë, duhet të ishin në epërsi 3-0 pas pjesës së parë, por luajtëm keq në pjesën e dytë. Ne kemi dalë shpesh përpara portierit Diego Benaglio por nuk e kemi gjetur portën. Më pas bëmë një gabim në fund dhe fitorja ishte e pamundur. Vërtet është e pabesueshme pasi është ndeshja e pestë këtë sezon që shkoi në këtë mënyrë”, tha holandezi. Ndërkohë, në Bundesligë, dy ndeshjet e djeshme, Eintraht – Hanover 0-3 dhe Kaizerslautern – Këln 1-1, kanë mbyllur javën 18-të

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›