Robert Budina: Kinemaja e shkuar, e "rreckosur"
TIRANE-Eshtë i drejtpërdrejtë në mënyrën se si e analizon kinemanë shqiptare të të dy periudhave dhe nuk ngurron të shprehë pakënaqësinë, që kinemaja e kaluar për shkak të ideologjisë, e humbi misionin e saj, duke i bërë dëm edhe njeriut dashamirës të kinemasë; sepse misioni i saj nuk është të ndërtojë një imazh fals të përmirësuar shqiptar, por të trajtojë problemet e kohës, në të cilën njeriu jeton.
Si mbërrijnë filmat e pas '90-ës tek publiku, krahasuar me ato të para viteve '90?
Mbërrijnë në "këmbë " dhe të "rreckosur", të zbritur dhe të zhveshur nga makina e fuqishme propagandistike e regjimit komunist,i cili e shihte kinemanë dhe kulturën në përgjithësi si veglën më të fuqishme ideologjike për "ndërtimin e njeriut të ri", "luftës së klasave", me pak fjalë për "shpëlarjen" e trurit të masave. Për rrjedhojë, shteti nuk kursehej të investonte aty shuma nga më të mëdhatë në ekonominë e kohës. "Edukimi" i masave shihej shpesh, shumë më tepër i rëndësishëm se sa mbarëvajtja e vetë ekonomisë dhe ushqimi "shpirtëror" për regjimin ishte më i rëndësishëm se sa ushqimi për të mbushur barkun. I parë në këtë këndvështrim në kinema para viteve '90 u investua shumë. Kinostudioja "Shqipëria e Re" prodhonte aq shumë filma sa do ta kishin zili edhe vende shumë më të mëdha e të zhvilluara se Shqipëria, për rrjedhojë kjo politikë bëri të zhvilloheshin e rriteshin breza të tërë kineastësh, të cilët ishin armata më e fuqishme propagandistike e kohës. Pas viteve '90 dhe ndërrimit të regjimit, si në çdo fushë edhe në kinema çdo gjë ndryshoi. Fillimisht u pre i gjithë buxheti që regjimi i mëparshëm investonte në këtë fushë, por ajo që ishte më e rëndësishme, kinemaja ndërroi kursin: Nga një vegël propagandistike në një zhanër i cili duhej të tregonte problemet e kohës, ose e thënë më ndryshe, nga një mjet i cili duhej të ndërtonte një imazh të gabuar të shoqërisë në një mjet i cili duhej të trajtonte problemet që shqetësonin një shoqëri, sepse në fakt ky është edhe qëllimi në përgjithësi i kinemasë bashkëkohore europiane dhe në këtë përballje të papritur, sigurisht që nuk mund të vinte veçse "në këmbë", sepse krahasimisht me kinematë në vendet e tjera ajo ishte një fëmijë dhe e "rreckosur", sepse krahasimisht me vendet e tjera ajo vinte shumë herë më e varfër. Por për mendimin tim, kinemaja e para viteve '90 dëmtoi mënyrën se si publiku duhej ta shihte kinemanë. Ai u mësua ta shohë atë, si një mjet që rrit imazhin e shqiptarit dhe jo mjet që trajton problemet që shoqërojnë njeriun në kohën që ai jeton. Një këndvështrim i tillë është totalisht anakronik me kinemanë bashkëkohore në Europë, por edhe më tej. Kinemaja e para '90-ës pati të mirën e madhe, që formoi breza të mëdhenj kineastësh, por nga ana tjetër ajo e largoi kinemanë nga qëllimi i saj i vërtetë, i të parit e problemeve që shqetësojnë një shoqëri me një sy kritik.
Thuhet se filmi identifikohet nga aktorët. Pse nuk "shkëlqejnë" aktorët e rinj, njësoj si të vjetrit?
Sepse duke mos u prodhuar shumë vepra kinematografike një aktor i ri nuk i ka më mundësitë të jetë aq prezent sa ç'mund të ishin aktorët që u formuan gjatë kinemasë së kohës së regjimit. Në atë kohë prodhoheshin rreth 14 filma artistikë në vit, ndërsa sot një ose dy maksimumi. Shifrat flasin vetë …
Nëse është e mundur, a mund të shkëpusni detaje nga xhirimet?
Të prodhosh sot një film, është një ndërmarrje shumë e vështirë, sepse filmat bashkëkohore shqiptarë mund të realizohen vetëm në bashkëprodhime dhe për këtë një vepër duhet të ketë vlera shumë më të mëdha se sa territori kombëtar dhe për këtë projekti duhet të bindë konkurse të tëra ndërkombëtare ta financojnë, por edhe nëse arrin t'i marrësh këto financime duhet shumë kujdes në mënyrën e administrimit, sepse shpesh trupat e realizimit të filmit janë të përziera dhe me nivele shumë të ndryshme profesionale dhe natyrisht eksperienca shumë të ndryshme… Në film punohet gjithmonë me orare shumë të gjata dhe ata janë të përgatitur psikologjikisht… Sot orareve dhe korrektësisë në shesh xhirimi u vihet një rëndësi e madhe dhe çdo gjë është e programuar…. Njerëzit që punojnë në kinema janë shumë të përulur dhe e kanë shumë të zhvilluar ndjenjën e të jetuarit në komunitet, sepse atyre gjithmonë u duhet të jetojnë jashtë familjes dhe në kohën më të madhe familja e tyre është grupi i filmit. Ata kanë shumë të zhvilluar ndjenjën e sakrificës dhe shpesh kuptojnë mirë se si duhet ndihmuar filmi apo kolegu në film. Njerëzit e kinemasë rrinë sup më sup me njëri-tjetrin themi ne… Ngarkesat psikologjike më së shumti i kanë krijuesit dhe producentët, sepse ata mbajnë peshën dhe përgjegjësinë kryesore të çuarjes deri në fund të një projekti filmik, i cili mund të zgjasë vite të tëra. Ne themi në gjuhën tonë, që të zgjedhësh një producent apo bashkëproducent është si të zgjedhësh gruan apo burrin me të cilin duhet të martohesh, sepse vendosja për një bashkëpunim është njëlloj si martesa. Ajo zgjat gjatë në vite dhe ti duhet të zgjedhësh njeriun e përshtatshëm me të cilin mund të bashkëjetosh.
A ndikon filmi në nxitjen e njerëzve të ndryshëm për të vizituar vendet e xhirimit?
Vendet e xhirimit i kërkojnë ata që janë të ngarkuar të merren me këtë punë, si skenografi apo menaxheri i vendeve të xhirimit. Një herë që ato vendosin pjesa tjetër e trupës rri aty vetëm kohën që xhirohet, por ka raste që njerëzit janë supersticiozë dhe kanë frikë të punojnë në varreza apo vende të kultit. Sidoqoftë, në pjesën më të madhe njerëzit që kanë eksperiencë janë shumë të mësuar me këto lloj vështirësish. Ne themi, të punosh në kinema është si të punosh në minierë, kineastët janë si minatorët, kanë shumë durim dhe janë shumë mirë të përgatitur psikologjikisht.
A ndodh që në vende të tilla me rëndësi të veçantë, të "pengoheni" për të vijuar punën? Nëse po, a mund të na tregoni ndonjë rast? Në të kaluarën njerëzit kanë qenë shumë bashkëpunues me stafet e filmave. Po sot?
Unë kam shëtitur në gjithë Shqipërinë për xhirime dhe i njoh njerëzit nga veriu deri në jug dhe shqiptarët janë shumë bashkëpunëtorë kur bëhet fjalë për të ndihmuar artistët dhe madje shpesh ata ofrohen edhe falas, sepse kanë shumë respekt për artistët. Kudo të shkosh ata të hapin derën dhe të fusin në shtëpi pa problem. Shpesh, një mënyrë e tillë sjelljeje i çudit shumë të huajt dhe ata e vlerësojnë shumë një karakteristikë të tillë, të cilën nuk e gjen më në vendet e zhvilluara. Kjo mbase është një plus i madh, që produksione të huaja me buxhete të mëdha të vijnë të xhirojnë në Shqipëri në të ardhmen… Ajo që do të shtoja unë, është: Që kinemaja shqiptare të fillojë të ketë sukses, duhet patjetër që të mos ketë thjesht emra regjisorësh të përveçëm, por duhet të synohet të krijohen breza kineastësh, dhe për këtë duhet absolutisht një vëmendje më e madhe e shtetit, që t'i japë mundësinë kineastëve të rinj të mbijetojnë dhe të jenë prezentë me veprat e tyre. Vetëm kështu mund të vijë dita që ne të jemi prezentë në festivalet më prestigjioze ndërkombëtare, që të përcjellim kulturën tonë edhe jashtë. Thuhet shpesh, që kultura është ambasadori më i mirë për një vend, por deri tani në Shqipëri kjo akoma nuk është kuptuar. Politika shqiptare i sheh ambasadoret akoma si njerëz që i paracakton ajo vetë në bazë të interesave politike. Për të ndryshuar këtë konceptim duhet akoma shumë punë dhe besoj se kjo është beteja që duhet fituar nga kineastët ose artistët në përgjithësi sot.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)