Vetvendosja, Ahmeti: Kosova rrezikohet me ndarje etnike
PRISHTINE-Lëvizja Vetëvendosje është kundër cdo lloj zgjedhjesh serbe në Kosovë, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Shpend Ahmeti, nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij te gjitha zhvillimet te cojne ne nje konkluzion, Kosova rrezikon me ndarje etnike.
Sipas tij edhe dialogu mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të jetë produktiv.
“Ne, e kemi thënë se epilogu i këtij dialogu mund të jetë veriu, sepse nisi një herë si teknik, pastaj kthehet në politik dhe në fund që të diskutohet situata në veri. Edhe zgjedhjet dhe organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë mund të shihen në funksion të kësaj, sepse Serbia do të tentojë që zgjedhjet lokale t’i organizojë në gjithë territorin e Kosovës.
Në pjesën jugore të lumit Ibër ndoshta edhe Policia e Kosovës mund t’i ndalojë dhe të konfiskojë materialin, mirëpo në veri ato do të zhvillohen, mendoj unë, pa kurrfarë pengese. Me këtë Serbia do të shkojë para bashkësisë ndërkombëtare dhe do t’u thotë, ja po e shihni se në veri është një situatë krejtësisht tjetër nga gjithë ajo që shihni në Kosovë. Prandaj edhe kërkon një zgjidhje të veçantë nga pjesa tjetër”, tha Ahmeti duke shtuar më tej se “Pra, të gjitha argumentet po tregojnë se strategjia e Serbisë dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare është që të shkohet drejt një dialogu për veriun. Rreziku është tepër i madh, sepse nuk rrezikohet Kosova me ndarje, por rrezikohet me një autonomi speciale për veriun, e cila çon drejt ndarjes etnike të Kosovës dhe një shteti jofunksional”.
Lidhur me etnitë, sipas Vetvendosjes, Kosova nuk duhet të kthehet si Bosnja.
“Ne nuk jemi për ndarje të tilla, ne jemi për një shtet funksional të Kosovës, një shoqëri funksionale, dhe në qoftë se do të ketë integrim të minoriteteve ai integrim të jetë shoqëror dhe jo të krijojmë enklava, funksione të posaçme, ndarje kufijsh brenda Kosovës, që mund të çojnë drejt bosnjizimit të Kosovës. Ne kemi thënë shumë shpesh që Bosnja sot është e njohur nga Serbia dhe ka karrige në Kombet e Bashkuara, mirëpo shumë pak njerëz mund të thonë se Bosnja është një shtet funksional”.
Lëvizja Vetëvendosje, shprehet nënkryetari i Vetvendosjes, është për një shtet funksional, i cili ka zhvillim ekonomik, ka shoqëri të zhvilluar, dhe jo të kesh një marrëdhënie që nga jashtë duket e mirë me Serbinë, por në realitet shteti nuk është funksional.
(d.b/BalkanWeb)