Shkodër, vetëvritet arkitekti, shkak borxhet e shumta
SHKODER - Borxhet e shumta kanë çuar një arkitekt në qytetin e Shkodrës drejt vetëvrasjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Qemal Stafa”. Sipas policisë, 47-vjeçari Anol Dedja është vetëvrarë me një armë zjarri, tip pistoletë, në momentin që ndodhej i vetëm në banesën e tij.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se viktima vuante prej disa kohësh nga depresioni, ndërsa motiv i vetëvrasjes kanë qenë borxhet që arkitekti kishte në aktivitetin e tij privat.
Lajmi për vdekjen e tij ka shokuar komunitetin e qytetit të Shkodrës, të cilët Dedjen, babain e dy fëmijëve, e njihnin si një njeri shumë korrekt në rrethin shoqëror dhe më gjerë.
(er.nu/BalkanWeb)