E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suksesi i dietës varet edhe nga fjalët që përdorim

TIRANE - Suksesi i një diete të mirë varet edhe nga fjalët që përdorim. Duket e çuditshme por një studim i fundit tregon se mund të jetë mjaft e suksesshme.

Sipas studimit të Universitetit të Huston-it në SHBA, gjetja e fjalëve të duhura për të refuzuar një ushqim, të bën të ndihesh më mirë dhe të kesh sukses në dietën tënde. Ekspertët mblodhën 90 femra që ishin duke u përpjekur për të humbur peshë dhe u kërkuan të përdornin disa fjalë të caktuara për të refuzuar një ushqim.

Këto femra u ndanë në 3 grupe me nga 30 persona, të cilave iu kërkua të refuzonin ushqimet duke përdorur fjalët , “nuk mundem”, “jo nuk dua” dhe “jo faleminderit”.

Sipas studiuesve, përdorimi i këtyre fjalëve ndikon drejtpërdrejt në informacionin që transmetohet në tru, pasi “nuk mundem” do të thotë që ti je i vetëdijshëm se po i mohon vetes një gjë të cilin e dëshiron shumë, ndërsa “jo faleminderit” do të thotë se je i bindur që nuk ke nevojë për atë ushqim.

“Gjetja fantastike e këtij studimi është strategjia e thjeshtë për të humbur në peshë, përmes zgjedhjes së fjalëve. Kjo strategji është e thjeshtë dhe mund të mësohet lehtë nga të gjithë. Dhe më e rëndësishmja është se funksionon.”- shpjegojnë studiuesit.

(er.nu/lastampa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›