Mentor Petrela: Jam përballur shpesh me "përbindëshin e ftohtë"
TIRANE-Kur e takon për herë të parë e kupton se fama që ai ka, në fakt nuk është tjetër veçse një grimcë e vogël e gjenialitetit të tij. Dhe sa më shpesh e takon, aq më shumë kupton se përveçse një kirurg me duar të arta, ai është një njeri që nuk lodhet së mësuari. Në një intervistë të gjatë për "Gazetën Shqiptare", neurokirurgu i njohur, Mentor Petrela, rrëfen se ambicia e tij është të qëndrojë pafundësisht në sallë e operacionit dhe të kapë numrin rekord prej 10 mijë të tilla, impenjimet e shumta që i janë dashur të bëjë për të arritur aty ku është, marrëdhënien me kryeministrin e vendit, Sali Berisha, si u ndje kur u bë gjysh për herë të parë. Dhe në fund fare nuk harron të përcjellë një mesazh për të gjithë: edukim, edukim, edukim…
Ju jeni neurokirurgu më i njohur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe pacientët ndihen më të qetë nëse je edhe ti në sallën e operacionit, si iu bën të ndiheni kjo?
Besoj se si neurokirurg jam në "autobusin e duhur", pa modesti false. Natyrisht eksperienca e gjatë ju transmeton sigurinë familjarëve më të cilët ndajmë përgjegjësinë e ndërhyrjes kirurgjikale nëpërmjet konsensusit informal.
A është e vështirë t'i rikthehesh jetës normalisht pasi ke dalë nga salla e operacionit, ku ke operuar dikë në kokë? Sa operacione mund të bëni në një ditë?
Ndërhyrja në tru, palcën e kurrizit e nerva është gjithmonë impenjim për vetë natyrën delikate të indit që trajtohet, prandaj kërkon gjithnjë të njëjtën performancë. Aktualisht kryej fazat kryesore të ndërhyrjes. Akademia suedeze, nën modelin e Nobelit, ndan për neurokirurgët çdo vit çmimin "Olivecrona", i cili kreu 10.000 ndërhyrje neurokirurgjikale në karrierën e tij si neurokirurg i shquar në Uppsala. Mbetet një sfidë për neurokirurgët që shpresoj ta realizoj. Aktualisht në neurokirurgji realizohet një mesatare ditore 5-6 ndërhyrjesh me bazë diagnostike pajisjesh që e kanë lehtësuar shumë jetën e neurokirurgut. Mos harroni se kirurgët në përgjithësi, pilotët, e njerëzit e shërbimeve të inteligjencës mbeten kategoritë profesionale më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.
Ke dashur gjithmonë të kesh këtë profesion, apo kjo ndodhi gjatë rrugës? Nëse nuk do të ishit bërë mjek, çfarë profesioni tjetër do të kishe sot?
Deri diku është një profesion i induktuar nga im atë, i cili ma ka ushqyer herët. Më kujtohet një kuti lodër me instrumentet mjekësore që më dhuroi në moshën 7-8 vjeç, më pas ka qenë një histori koincidencash. Origjina e familjes është ajo e Nurihanes tek "Dimri" i Ismail Kadaresë ose më gjerë e gjeni tek "Kandili i Argjendit" të Martin Camaj, theksoj që në komunizëm nuk ka qenë e mundshme realizimi i prirjes së një nga tetë inteligjencat sipas teorisë së Gardnerit me edukimin për të dhënë performancën më të lartë. Besoj se "skills" që i duhet kirurgut e ka origjinën në atë që Sokrati e quante sophoi (pra të kesh dorë), e që më pas u transformua në sophia, mençuri.
Thonë se studentët e mjekësisë humbasin ndjenjat kur marrin pjesë për herë të parë në një operacion, ju çfarë ndjesie patët?
Personalisht në vitin e tretë kur profesori po mjekonte një osteomielit të hapur, kam pasur një pështjellim të madh, por që më tepër lidhej me provokimin nga erërat e pazakonta sesa nga pamja.
Jeni një ndër emrat më të afirmuar të mjekësisë shqiptare, si ia keni arritur? A ka qenë e mundimshme, me "bërryla" rrugës, e lodhshme… Pas kaq vitesh, a ndiheni i shpërblyer?
Mjekësia ka qenë, mbetet dhe do të jetë profesion që kërkon studim të vazhdueshëm. Në rast se dëshiron të arrish diçka, duhet ai dyorëshi i famshëm i leximit profesional në ditë pasi ke mbaruar kurrikulën. Pra të kesh "neuronin e të lexuarit" dhe pyetjen e brendshme që e ushqen neumenon, atë që Kanti thotë "Ding an sich". Në universitete, primatologu Frans de Waal ka përshkruar se sjelljet e kombinimet në ambientet akademike ngjajnë shumë me ato të aleancave të shimpanzeve që duan të arrijnë qëllimin, prandaj ai i quan "politikat e shimpanzeve". Deri diku ka të drejtë në se flasim për bërryla, ndërsa në komunizëm flitej për stërkëmbësha. Sfidat e universitetit mbetet ajo e Hegelit, lufta për njohjen e vlerës "the packing order", e amerikanëve aktualisht.
Pacientët shqiptarë janë paksa të padisiplinuar, e kam fjalën për vizitat e shumta të të afërmve, gjellën që duan t'ia çojnë vetë të sëmurit, e keni të vështirë ti bindni t'u përshtaten rregullave të spitalit?
Është kultura jonë që i ngjan më tepër vendeve të tjera të Mesdheut, shpresoj të përmirësohet me rritjen e nivelit ekonomik.
A janë të shëndetshëm shqiptarët, apo shtimi i rasteve tumorale është një tregues i një popullsie që nuk kujdeset për veten?
Shqiptarët si racë e bardhë, me moshë mesatare të re, gradualisht po mësojnë të kujdesen për shëndetin si themel i mirëqenies.
Ju keni qenë dhe vazhdoni të jeni mik me kryeministrin Berisha, a e keni shfrytëzuar ndonjëherë miqësinë me të për të përfituar më shumë investime në shërbimin që ju drejtoni?
Kryeministrin Berisha e kam pasur profesor të fiziopatologjisë. Më pas filluam punën herët nga viti 1978 tek një mik i përbashkët që quhej "Makina import". Çdo mëngjes nga ora 7:00-7:30 pinim kafenë me të që të siguronim disa pajisje ose mjete konsumi për të realizuar në kardiologji, neurokirurgji, reanimacion teknikat e kohës. Personazhe të tjerë u shtuan, Tritan Shehu, Roland Xhaxho, Adnan Kastrati. Ka qenë një kalvar i vërtetë për të zhvilluar profesionin, së bashku me mikun tjetër sallën e ftohtë të revistave të huaja mjekësore tek Biblioteka Kombëtare në rrugë të Elbasanit deri në ora 20:00 të darkës, hapur ditët e diela deri në orën 13:00. Një pjesë tjetër e profesionistëve të mjekësisë pranuan të fshihen në hije të murit të Berlinit, në një "pseudo dolce non far niente" që ka lëshuar rrënjë e nuk shkulet edhe sot.
Një mik i Miteranit, Presidenti i Francës, Patrik Pela, i kërkoi një informacion për disa aksione që shiteshin në burse, të cilat i bleu me çmim fare të ulët e më pas i rishiti me vlerë disa herë të shtuar, duke bërë një pasuri në disa ditë, quhet afera "Pechiney". Franca është një demokraci e konsoliduar. Ndërkohë profesor Friedman, gjinekolog, mik i Miteranit i kërkoi një investim publik për shërbimin në sajë të të cilit ai realizoi "beben në epruvetë" fekondimin artificial në Francë në sektorin publik.
Shpesh kryeministri Berisha kritikohet, se si mjek që është e ka lënë shumë pas dore sistemin shëndetësor, a është e vërtetë kjo? Cilat janë pikat e dobëta në shëndetësinë shqiptare? Si mund të përmirësohen?
Prioritetet e një qeverie janë përgjegjësi, të cilat koha i gjykon. Sikur Shqipëria të kishte trashëguar së paku një rrjet rrugor, elektrik, furnizimi me ujë siç e kishin ish-republikat e Jugosllavisë, përveç Kosovës, do të isha dakord me ju që mjekësia duhej konsideruar prioritet. Por kudo sfida e mjekësisë është e vështirë. Mendoni që administrata Klinton dështoi në reformën shëndetësore për 8 vite. Po ashtu, Obama është në vend numëro ose është tërhequr, kur ekonomia më e pasur e botës shpenzon 16% të GDP për shëndetin. Imagjinoni një vend të vogël deri para 5-6 vitesh drita me orar të kufizuar, pa rrugë, me vështirësi furnizimi me ujë deri në konflikte me armë. Aktualisht, spitalet e pjesës lindore të Gjermanisë nuk funksionojnë si ato të pjesës perëndimore të saj, me të gjitha përpjekjet 20-vjeçare nga shembja e murit. Reformimi i sistemit shëndetësor është kompleks dhe hapat e ndërmarra janë në drejtimin e duhur, por pjesëmarrja e të gjithë aktorëve është thelbësore pasi dokumentet me asistencën e BE-së e të organizmave ndërkombëtare janë prodhuar për t'u zbatuar, tek ne zënë pluhur. Kjo është një sëmundje e vendeve lindore. Në demokraci, thotë Havel, hojet e bletëve i mbush çdo bletë, jo duke diskutuar kafeneve e tha ai apo se tha ai, si gjinkallat. Në BE, reduktimi i shpenzimeve mjekësore është sfidë ekonomike, po mbyllen spitale, po reduktohen shtretër dhe po ulen kostot e trajtimeve.
Meqë jemi tek investimet, shërbimi që ju drejtoni ka pësuar ndryshime kolosale, falë kujt ia keni arritur? Çfarë ka të re? Çfarë do të përfitojnë pacientët?
Shërbimi tashmë është në sfidat e mileniumit duke pasur një perspektive, së paku 10-vjeçare me plotësimin e standardeve europiane e amerikano-veriore. Përfituesit kryesorë janë të sëmurët, të cilët nuk janë të detyruar të lënë vendin për pamundësi trajtimi. Tashmë shërbimi është mbarëkombëtar, arritje e sinergjisë së stafit, infrastrukturës dhe strukturës.
Kam programuar një seri informative për teknologjitë e reja, optimizmin e shërbimit për të edukuar nëpërmjet mediave ndaj të cilave qytetarët janë të ndjeshëm. Në këtë rast kërkoj ndihmën tuaj pasi "intoksikacioni mediatik" shpesh e pa dashje përcillet jo si informacion teknologjik.
Besimi te mjeku është lëkundur vitet e fundit, pacientët mendojnë se mjekët nuk i shohin më si pacient, por si klient. Pra kush nuk jep lekë nën dorë nuk merr shërbim. Kush e ka fajin për këtë humbje besimi? Çfarë duhet bërë që mjekut t'i rikthehet imazhi që i takon?
Koncepti pacient-klient është si të thuash reforma e Berluskonit që spitalet i quajti ndërmarrje. Pra nga hospices për të varfrit e të sëmurët në mesjetë në logjikë ekonomike kostoeficience për sëmundje DRG, shëndeti ka kosto. Çështja e besimit mjek-pacient bazohet në relacionin e një profesionisti me një të duruar (nga vetë origjina e fjalës). Pra kur soset durimi që shtyhet nga sëmundja lëkundet dhe besimi në këtë lidhje. Mjekët janë produkt i kësaj shoqërie që kulturalisht nuk janë ndryshe nga mësuesi, gjykatësi, nëpunësi i administratës, polici, por që kanë dhe një pjesë liberale klientelizmi, si avokatët. Pra mbroj shëndetin tuaj dhe për këtë shpërblehesh, është aq e vjetër sa gjendet në kodin e parë civil, atë të Hamurabit. Natyrisht, si çdo kategori profesionale ka dhe ndërmjet nesh nga ata që e prishin këtë imazh ku shpesh kontribuojnë pa dashje mediat. Organizmat rregullatore si "Urdhri i Mjekut" e shoqatat e ndryshme të të sëmurëve e të shoqërisë civile luajnë rolin e tyre në optimizmin e këtij imazhi.
Si janë mjekët e rinj, a janë të zotë, kanë dëshirë për punë, pasion për të bërë diçka të mirë apo janë thjeshtë didaktikë dhe u shmangen përgjegjësive. Këtu e kam fjalën edhe për studentët e mjekësisë që nesër do të jenë mjekë të ardhshëm?
Studentët e gjenerata e re e mjekëve kanë dëshira, pasione, janë të motivuar, por detyra jonë është t'i edukojmë që të marrin përgjegjësitë. Është e vështirë dhe orientimi perëndimor është një standard që akoma nuk është ngjizur në trupën pedagogjike të FM ose mbetet fasadë. Ju kemi mjaft borxhe. Injektim i mirë është kthimi i studentëve që kanë studiuar jashtë, por edhe këtu vërehet jo rrallë fenomeni i Dodës tek novela "Gjaku" i Ernest Koliqit.
A ka ditë kur mërziteni deri aty dhe i thoni vetes që do ishte me mirë të kishit një profesion tjetër?
Ka qëlluar si numër pyetje që megjithëse nuk vuaj nga triskaidekafobia (fobia nga numri 13), por më ka ndodhur shpesh sidomos kur përplasesh me "përbindëshin e ftohtë", siç thotë Nietzsche për shtetin. Me gjithë përmirësimet teknologjike, neurokirurgjia mbetet specialitet me mortalitet, trishtimi shpesh të pushton me mendimin që ju shtroni me pyetje.
Le të shkëputemi pak nga profesioni. Çfarë ndjesie patët kur u bëtë gjysh për herë të parë? A mendoni se nipërit dhe mbesat janë "mjalti i mjaltit", siç edhe thotë një fjalë e urtë popullore?
Lindja e mbesës është revanshi i gjeneratës së tretë në konfliktin me të dytën, që e përkufizon Houellebecq në "Karta dhe Territori". Më duket se ka të drejtë deri diku.
Po me vajzat si i keni marrëdhëniet? A janë bërë ato ashtu siç keni dashur ju, apo kanë ndjekur ëndrrat e tyre duke shpërfillur dëshirat e tua?
Marrëdhëniet me vajzat janë më intime e komplekse, tashmë janë në mosha që kanë marrë përgjegjësitë.
A ndodh ndonjëherë që të shkëputeni plotësisht nga puna. Pra të shkoni të pushoni, pa e pasur mendjen te spitali, pacientët… Ku ju pëlqen të pushoni zakonisht? Pushimet i kaloni vetë me miqtë apo me familjen?
Pushoj me periudha të shkurtra, më pëlqen të rishoh ndryshimet që ka pësuar natyra në Shqipëri të cilën e kam njohur shumë përpara '90. Kaloj disa herë në vit pushime në Paris ku kam miq dhe më pëlqen mënyra e jetës dhe stili.
Përveç mjekësisë, cilat janë pasionet e tua, për të cilat gjen gjithmonë pak kohë të merresh me ta?
Letërsia, historia, navigoj në internet, Google Earth, si pasion i hershëm i gjeografisë, herë pas here muzikë jazz e klasike.
Ju po jetoni kulmin e një karriere të shkëlqyer, keni mirënjohjen e të gjithëve, vlerësime jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën akademike të vendeve më të përparuara në fushën e mjekësisë, cila është ambicia e radhës e doktor Petrelës? Deri kur e shikon veten në sallën e operacionit?
Shpresoj që eksperienca të formalizohet duke shtuar ritmin e publikimeve ndërkombëtare. Presidenti Reagan nxorri "Age Discrimination Pact" në ShBA ku ligjëroi pa dallim moshe vazhdimin e aktivitetit kur je performant dhe i pranueshëm në staf. Europa pranon maksimumin 70 vjeç. Dy kontinente, por në mes një oqean.
Një mesazh për të gjithë mjekët, studentët e mjekësisë, qeveritë që hartojnë politikat dhe vetë pacientët…
Edukim, edukim, edukim, që të realizohet efekti "Flynn" në shoqërinë mbarë shqiptare, atëherë do të quhemi vend i zhvilluar.
(d.b/Summer Pages/BalkanWeb)