E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Ndrenika: 10 gjerat e jetes qe perfshihen tek nje film Albert Zholi

"Te nderuar zoterinj ministra! Te nderuar Shkelqesi dhe punonjes te ambasadave te huaja ne Tirane! Te nderuar kineaste, aktore, aktore dhe ju dashamires te skenes dhe ekranit. Kam nderin qe te prezantoj Festivalin e 13-te te Filmit Shqiptar me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise, si President Nderi". Keto ishin fjalet e pershendetjes se artistit te madh, Robert Ndrenika, drejtuar auditorit te mbledhur ne kinema "Millenium" me rastin e celjes se Festivalit te 13-te te Filmit Shqiptar i cili hapi siparin me date 3 nentor me filmin artistik "Nentori i dyte".

Si u ndjete kur ju propozuan titullin President Nderi i Festivalit te 13-te?

E kam pranuar kete titull honorifik me kenaqesi, jo vetem sepse kam lidhur jeten time me skenen dhe ekranin, por edhe sepse ky festival qe po fillojme, eshte vazhdim i shume festivaleve qe jane bere me pare, i shume e shume artisteve te skenes dhe te ekranit, disa prej te cileve nuk jetojne sot. Ky festival na kujton mbresat e paharrueshme nga regjisoret dhe aktoret tane me te mire, na hap rrugen per te vazhduar me tej me brezat e rinj. Kinematografia eshte nje art i madh kolektiv ku secili luan rolin e tij, qofte si aktor, regjisor, kameraman apo montazhier.

Cfare urimi do t'u japesh pjesemarresve?

Ju faleminderit te gjitheve per pjesemarrjen dhe uroj qe te vleresohen akoma me shume njerezit e skenes dhe ekranit. I uroj suksese organizatoreve dhe te gjithe atyre qe ndihmuan ne realizimin e kesaj ngjarjeje te rendesishme per kinematografine tone ne muajin e bukur te 100 Vjetorit te Pavaresise.

Ky festival u hap me filmin qe pati duartrokitje te pareshtura "Nentori i dyte" i perpunuar, ripunuar. Si do ta komentonit?

Filmi "Nentori i Dyte" eshte nje nga filmat ne te bukur te Kinostudios tone. Ky eshte mendimi im. Qe nga regjisori, dy skenaristet, montazhieret, operatoret e zerit, grimi, prapavija, te gjithe aktoret sikur i jane ngjitur atij filmi. Mbi te gjitha Sander Prosi duket binjak i Ismail Qemalit. Ripunimi qe i eshte bere filmit, e ka rritur shume cilesine. Ishte ne nderin e ketij Festivali qe siparin ta ngrinte me kete film kaq domethenes.

Ju ne rolin e karrocierit te Ismail Qemalit...

Jam munduar te jap maksimumin. Eshte nje nga rolet e mi me te dashur.

Cfare krijon bota e filmit?

Ne film te gjithe jane te perkushtuar per krijimin e nje bote te re, te krijuar artistikisht qe e ben spektatorin te enderroje, te shpresoje, te entuziazmohet, te mesoje. Ky art eshte shume masiv, dhe ka pushtuar gjithe mendjen dhe imagjinaten njerezore

Me dy fjale cfare permbledh brenda nje film, kryesisht ai artistik?

Modeli i jetes sone, gezimet, hallet, emocionet, konfliktet, personazhet, fisnikeria, tradhtia, pabesia, burreria dhe triumfi i se mires; ja cfare eshte ky art i madh. Te gjithe e duan filmin, por jane te shumte edhe ata qe duan ta krijojne ate. Ka ardhur koha qe t'i kthejme syte me shume, duhet ndihmuar me shume, duhen ndihmuar artistet e kinemase.

Dhe si mund te realizohet kjo?

Duhet te ndertojme rruget tona shpirterore. Ka ardhur koha qe te diskutojme me shume per personalitetin, komunikimin, humanizmin, per zakonet tona te bukura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›