E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Mançini ankohet: Nuk kam lojtarë!

Sergio Aguero 38 milionë, Samir Nasri 25 milionë, Stefan Saviç 9 milionë dhe Gael Klishi 7 milioni, pa harruar Ouen Hargrivs që mbërriti me parametër zero: totali, 79 milionë stërlina për blerje që do të bënin të lumtur çdo trajner. Përveç Roberto Mançinit, që dje është ankuar se nuk ka shumë lojtarë, sidomos në mesfushë, ndonëse në grup ka plot 29 elementë, nëntë nga të cilët të konsideruar mesfushorë në listën zyrtare të paraqitur nga klubi. E jo vetëm. Në tre vitet e fundit Mançester Siti ka shpenzuar 300 milionë stërlina, para me të cilat mund të blesh shumë, por jo justifikimet kur udhëheq 2-0 dhe barazohesh nga Fulham. “Në këtë moment nuk kam lojtarë dhe mund të ndërroj vetëm dyshen qëndrore të mbrojtjes dhe sulmuesit, ndërsa në mesfushë kam vetëm dy emra, duke qenë se Milner dhe De Jong janë të dëmtuar. Megjithatë, na mungon mendësia për të vrarë ndeshjet sepse nëse dominon 60 minuta dhe kontrollon topin 75% në transfertë duke shënuar vetëm dy gola, do të thotë se mungon diçka,” ka deklaruar Mançini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›