“Rreshteri” që fitoi të gjithë,Juvja është e varur nga Konte
Nuk ka pasur kurrë një identifikim kaq të përafërt mes Juventusit dhe trajnerit të saj, një përputhje kaq perfekte mes skajeve të njëri-tjetrit. Shoqëria bardhezi ka dorëzuar tërësisht fatet e saj te trajneri, që, sidoqoftë, nuk ishte zgjedhja e parë e Anjelit dhe Marotës, por një zgjidhje e çasteve të fundit (para tij janë kërkuar Maxarri, Vilas Boash, Mançini dhe Kapelo), një domosdoshmëri, mbase një zgjedhje e dëshpëruar. Por njerëzit donin vetëm Konten dhe dihet sesa i ndjeshëm është Anjeli ndaj dëshirave të tifozëve: çdo lëvizje bëhet për të kënaqur ata.
Sot, Antonio Konte është tërësisht Juvja, është tema e vetme që diskutohet, thuajse i vetmi emër i brohoritur nga tifozët. Argumenti më i prekur nga pyetjet nga çfarë do juventini: lojtar i së tashmes apo së shkuarës, tifoz i panjohur ose i njohur, ekspert, opinionist, mik, i njohur, apo koleg i trajnerit salentin. Konte është një botë e tërë dhe mbi të po çel një një kopësht i gjelbëruar. Është befasuese natyrshmëria me të cilën Konte është futur në ndeshje dhe mbi të gjitha ka befasuar drejtuesit dhe më pas lojtarët për të cilët është thirrrur të punojë. Vetë skuadra, në pjesën më të madhe të saj e vlerëson sinqerisht, madje janë mahnitur. Një lojtar i vjetër në ato dhoma zhveshjeje tregonte se “kishim nevojë për dikë si ai në këtë moment historik. Mbase disa vjet më parë, dikë si ky do ta kishim zënë me shkelma në të ndenjura, por tani na duhet dikush që të na gozhdojë me kërkesat e tij.” Te Juvja, mburrja është shkërrmoqur pas vendit të shtatë të arritur në dy vjet radhazi. Konte mori një grup me veshët-ulur, të trembur, të ndrojtur nga iluzionet, të ngopur nga zhgënjimet. Në një farë mënyre, ka gjetur kushtet e duhura për impaktin me planetin bardhezi.
Ka rregullat e tij, mënyrat e tij, si të gjithë. Ai e di se Juvja duhet rindërtuar mbi të gjitha nga mendja. Në të vërtetëm projekti i tij taktik është shumë i pakompletuar dhe ai e di se ka një skuadër teknikisht inferiore nga të tjerat (Milan, Napoli apo Lacio), me limite të ndryshme dhe ndonjë defekt në grup. Por di se ka shumë kohë përpara dhe shumë besim përqark. Kështu që, mund të vijojë të stërvisë Juven me vendosmërinë e egër të një rreshteri të “marinsave” dhe në të njëjtën kohë ta ndjejë të gjithë Juven sipër vetes. Kush e di nëse do t’i peshojë fort ndonjë ditë.