Roberto de Assis: "Roni nuk largohet nga Barça"

Roberto de Asis, vëllai i Ronaldinjos, e përgënjeshtroi në mënurë kategorike se numri "10" i katalansve nuk do ta braktisë Barcelonën gjatë merkatos dimërore. Agjenti i yllit brazilian duke folur për "El Mundo Deportivo", hodhi poshtë zërat për një largim të Ronit gjatë muajit janar. Roberto ishte të mërkurën në Barcelonë dhe pohoi se lajmi i publikuar në gazetën tjetër spanjolle "Marca", sipas së cilës Ronaldinjo kishte arritur një akord me Celsin, ishte thjesht një spekulim i pastër. "Ronaldinjo nuk do të largohet nga Barca", pohoi ai. Asis foli edhe për situatën e superyllit brazilian në "Kamp Nou", duke shtuar se kishte ndjekur edhe seancën stërvitore të ekipit të Frenk Rajkardit. I pyetur nëse Ronaldinjo dëshironte të largohej nga Barca, Roberto u përgjigj qartë: "Duhet të pyesni klubin jo mua, pasi Roni ka një kontratë deri në vitin 2010". Në të njëjtën linjë ishte edhe zëvendëspresidenti ekonomik i Barcelonës, Ferran Soriano. "Ronaldinjo është i kënaqur të Barca. Është duke punuar shumë gjatë këtij kampionati. Është e natyrshme, si cdo profesionist në futboll të jetë i pakënaqur nga rrethana të ndryshme". Soriani i klasifikoi "surprizë të madhe" informacionet mbi një akord të supozuar midis Ronaldinjos me Celsin, duke shtuar se nuk dinte asgjë.