E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ergotelis përjashton Altin Haxhin

Ndodhi ajo që nuk mund ta besonte askush. Altin Haxhi, zëvendëskapiteni i Kombëtares shqiptare është përjashtuar nga skuadra greke e Ergotelisit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, që citojnë arsyen se përse mesfushori i majtë dhe zëvendëskapiteni i skuadrës ishullore të Kretës është larguar nga skuadra që militon në Superligën greke. Sipas klubit të Ergotelisit kontrata është prishur në mënyrë konsensuale. Madje drejtuesit e klubit falënderojnë (ironikisht) lojtarin dhe i urojnë vazhdim të suksesshëm në karrierën e tij.
Në fakt largimi i 32-vjecarit, i cili luan që nga sezoni 2006-2007 me Ergotelisin ka të bëjë me debatet e ish-lojtarit të Luftëtarit me trajnerin e skuadrës së tij. Haxhi nuk u grumbulua për këtë arsye në ndeshjen e fundit kundër Verias dhe mesfushori shqiptar prodhoi jo pak polemika me trajnerin. Për këtë arsye klubi i Ergotelisit vendosi ta bëjë shëmbull ish-lojtarin e Anorthosis Famagasuta në kampionatin qipriot. "Shqiptari, - shkruan faqja sportive greke sport24.gr, - nuk ishte më në planet e trajenerit Niko Karargjeorgjiu dhe ishte i pari që hapi portën e daljes nga ekipi në prag të merkatos dimërore".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›