Bariç: Shqiptarët duan kthimin tim

Bledar KUKA
TIRANË – Oto Baric është bërë sërish I gjallë dhe ka folur për Shqipërinë. Këtë herë kroati tepër mediatik është shquar me lajmin se tifozët shqiptarë duan rikthimin e tij më stolin e Shqipërisë, por vetë "plaku" nuk është I interesuar. "Tifozët shqiptarë kërkojnë që unë të kthehem në Tiranë, - shprehet Herr Oto për "Jutarnji Listin", - por për mua Shqipëria është histori e mbyllur". Veterani u takua në Vjenë me trajnerin e kombëtares austriake, Jozef Hikersberger, "rastësisht" sic pohon 75-vjecari. Barici u ftua të martën në një mbrëmje të organizuar për nder të legjendave të Rapidit të Vjenës, ndërsa të mërkurën, pra dje, shkoi në qytetin tjetër austriak, Klagenfurt. Aty e kërkon Austria e Kenternit, apo sic njihet ndryshe Pashing ASKO, që dëshiron të shpëtohet nga rënia në kategorinë e dytë. "Ata duan që unë t'I shpëtoj, - thotë Oto Maksimale, - duan që të ulem në stol. Janë në vend të fundit, madje kanë edhe shumë para, por mua nuk më intereson më stoli I trajnerit". Kenterni shkarkoi para pak ditësh trajnerin Valter Shahner dhe Baric thotë se "përkundër ofertës së mirë, nuk dua të jep pasardhës I tij (Shahnerit)". "Unë dua të jem vetëm skaut (gjahtar talentesh) I Dinamos së Zagrebit, - shpreh ai dëshirën "e fundit", - ende më intereson një punë e tillë, më në fund dua që t'I jap dicka klubit më të dashur për mua, Dinamos". Largimi I trajnerit kroat nga kombëtarja ka tërhequr edhe vëmendjen e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, që ka folur për këtë temë në një intervistë në televizionin publik. "Duket se (grupi I mafiozëve në kombëtare apo Federatë) e përzunë atë kroatin (Baricin), - u shpreh Berisha cituar në gazetën e PD-së, "Rilindja Demokratike", - Unë nuk jam ekspert për të vlerësuar kapacitetet e tij, por kjo skuadër nën drejtimin e tij realizoi lojëra nga më të shkëlqyerat sic ishte ajo me Holandën, që ishte për mua ndofta e vetmja "humbje fitore" që kisha parë në fushat e Shqipërisë. Si pa gjë të keq e përzunë, shitën gola, shitën flamurin, shitën cdo gjë".