E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho tek Milan nga Janari?

Nga Arben Shemili
Kriza e brazilianit qe po kalon tek Barcelona rihap diskutime mbi transferimin e tij ne itali. Vellai prokurator i tij, eshte shprehur per "Gazzetta dello Sport" te dites se sotme: "Nuk kemi asnje akord me Chelsin, nuk na intereson".
Nga ana e tjeter, Milani hidhet ne kundersulm per Ronaldinhon. "Gazzetta dello Sport", zbulon qellimin e vertete te vizites ne Spanje, te Roberto Assis, vellait te Topit te Arte 2005. Assis mbi te gjitha ka sqaruar se nuk ka patur kurre kontakte me Chelsin dhe qe nuk ka qene as edhe i interesuar te bej akord me londinezet. Ka theksuar se: "Vellai im deshiron te zgjedhe mbi te ardhmen e tij me shume koshience.". Gati ti thote Milanit: po ju pret juve, dhe nuk po qendron duarkryq: me sa rezulton, ai ka filluar te studioje italishten, dhe ka rrezultate te mira. Nga ana tij, Galiani sapo ka derguar ne Barcelone konsulentin Ernesto Bronzetti per te fituar terren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›