“Robin Hoodi” do të hapë Festivalin e Kanës
Festivali i Kanës që do startojë në 12 maj ia ka rezervuar hapjen filmit “Robin Hood” me protagonist Russell Croëe dhe regji të Ridley Scott. Këtë vit, festivali i Palmës së Artë zhvillon edicionin e 63-të, ndërsa risia më e madhe është se regjisori amerikan Tim Burton do të drejtojë jurinë vlerësuese. Ridley Scott rikthehet në kinema me një nga legjendat më të mëdha botërore, i cili është interpretuar më parë edhe nga Errol Flynn, Sean Connery e Kevin Costner, pa harruar këtu filmin vizatimor të Disney.
Në versioni Croëe, Robin Hood nuk është më një djalosh por një njëri karizmatik. “Isha shumë entuziast për këtë projekt. Robin ka ngelur përherë në një qoshe të kujtesës time që kur isha femijë”, shprehet aktori amerikan.
Blerim Destani në “Tribeca Film Festival”
Mbrëm në “Tribeca Film Festival” ka konkuruar edhe filmi “Get Low”, në të cilin luan aktori i njohur shqiptar Blerim Destani, i cili interpretoi dhe rolin kryesor në filmin “Koha e Kometës” me regji nga Fatmi Koçi. Kështu krahas yjeve hollivudianë, si Sissy Spacek, Robert Duvall, Bill Murray, Lucas Black e shumë të tjerë i pranishëm kaqenë dhe aktori shqiptar Blerim Destani. Në këtë festival, ku ka qenë i pranishëm edhe aktori tetovar, sipas tij është një sukses shumë i madh për të. Vlerësimet e kritikëve rreth filmit “Get Low” ende nuk janë publikuar, por parashikimet janë të mira. Zyrtarisht në kinematë amerikane filmi do fillojë të shfaqet më 30 korrik të këtij viti.
QKK hap sezonin e konkurrimit për projektet kinematografike
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e sesionit të konkurrimit për vitin 2010 për të gjitha llojet e projekteve kinematografik. Në njoftimin e saj zyrtar QKK bën të ditur se afati i fundit i depozitimit do të jetë data 15 maj 2010 për këto projekte:
Filma artistikë me metrazh të shkurtër; Filma dokumentarë; Filma artistikë me metrazh të gjatë- Vepër e pare;Festivalet e filmave, botimet, etj. Më tej në njoftimin zyrtar të QKK bëhet e ditur se afati i fundit i depozitimit të projekteve për filmat artistik me metrazh të gjatë do të jetë data 15 shtator 2010. Duke filluar nga data 30 mars e në vijim të gjithë ata që duan të aplikojnë për projekte do të gjejnë formularët e aplikimit në adresën ëëë.nationalfilmcenter.gov.al, si dhe mund të depozitojnë projektet kinematografike në Zyrën e Projekteve të QKK. E ndërkohë që vetëm disa ditë më parë nga “Eurimage” u bë e ditur se do të mbështetet financiarisht një film, i cili ka si regjisor Bujar Alimanin. Ky është projekti i parë, i cili u mbështet, pas pranimit të Shqipërisë në “Eurimage”.
29 Mars 2010