E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Bakaj, në dyshim për Apoloninë

Elis Bakaj shënoi golin e parë të Partizanit në fitoren 5-0 ndaj Burrelit në Kupën e Shqipërisë, por mesfushori sulmues i të kuqve u detyrua të lërë fushën pas vetëm 28 minutash lojë për shkak të një dëmtimi, por dhe kartonit të kuq të dhënë nga gjyqtari Aranit Lulaj. Bakaj, i cili në janar do të luajë për Dinamon, pritet të mungojë në ndeshjen e Partizanit ndaj Apolonisë në Fier, në një ndeshje mbijetese në Kategorinë Superiore. Apolonia fitoi edhe në fazën e parë (1-0, gol i Klodian Asllanit). Futbollisti i Kombëtares shqiptare mungoi edhe në barazimin 0-0 të Partizanit me Teutën në kampionat dhe pa dyshim trajnerit Shpëtim Duro do t’i mungojë një lojtar që bën diferencën te të kuqtë.
E Enjte, 18 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›