Apolonia kërkon tre pikë ndaj Partizanit

Apolonia pas humbjeve me Vllazninë dhe Tiranën në kampionat dhe atë me Shkumbinin në Kupën e Shqipërisë, synon fitoren me Partizanin në javën e 16-të në Kategorisë Superiore. Ndaj të kuqve, Apolonia fitoi edhe në fazën e parë (1-0, gol i Klodian Asllanit), por tashmë fierakët e dinë se ndaj Partizanit të rikthyer bindshëm në cilësinë e lojës nuk do të jetë e lehtë në “Loni Pauciu”. Mesfushori vlonjat i Apolonisë, Taulant Cercizaj per "Panorama Spport": “Të shtunën na pret një ndeshje e vështirë dhe delikate. Përballë do të kemi një rival për mbijetesë si Partizani. Jemi dy skuadra përafërsisht të barabarta, të dyjave na duhen pikët më shumë se kurrë. Kam besim se me një lojë të mirë dhe gjykim të drejtë do të arrijmë te suksesi”.
E Enjte, 18 Dhjetor 2008