E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho injoron tifozët

Pas Zlatan Ibrahimoviçit dhe Thiago Silvës, është Robinho ai që pritet të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni.

Mediet italiane kanë njoftuar se sulmuesi brazilian ka reaguar me hidhërim që nuk ishte titullar në ndeshjen e së shtunës kundër Parmës (1-1) dhe mllefin e tij e shprehu pas takimit kur u grind me bashkëlojtarët Massimo Ambrosini dhe Daniele Bonera të cilët e kishin ftuar ti përshëndet tifozët e skuadrës.

Një gjest që nuk është pritur mirë nga anëtarët e gjigantit milanez, dhe ndoshta mund të jetë shenjë për largimin e tij në fund të edicionit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›