E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho largohet në janar?

Sulmuesi i Milanit, Robinho do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Braziliani thuhet se konsiderohet i panevojshëm në skuadrën e re të Rossonerëve. Po ashtu, lëndimet e kanë kufizuar atë në vetëm katër paraqitje në Serie A, tre prej të cilave i bëri si rezervist.

Robinho spekulohet me rikthim në Santos, klub në të cilin kaloi dy aventura. 28 vjeçari ka kontratë me Milanin deri më 2014 dhe përfiton 4 milionë euro në sezon, duke qenë futbollisti më i paguar bashkë me Philippe Mexesin dhe Alexandre Paton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›