E Shtunë, 31 Tetor 2026

Walcott do të bëhet sulmues

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger shpreson se Theo Walcott do të përmbush potencialin e tij si sulmues.

Bisedimet mes futbollistit dhe klubit për vazhdimin e kontratës së tij në Emirates kanë ngecur pasi klubi nuk ka shprehur ende gatishmëri të plotësojë kërkesën e futbollistit për rritje të pagës, kurse aktivizimi i tij në rolin e sulmuesit është po ashtu pjesë e diskutimeve.

23 vjeçari tregoi aftësitë e tij prej golashënuesit duke realizuar het-trik në fitoren dramatike 7-5 ndaj Readingut në Capital One Cup të martën. Arsenali ka paralajmëruar se do ta shet Walcottin në janar nëse nuk arrijnë marrëveshje, por Wenger shpreson se reprezentuesi anglez do të mbetet në Emirates.

“Theo ishte fantastik të martën. Gjithmonë kam thënë se ai do të bëhet sulmues”, deklaroi Wenger për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›