Robinjo kalon te Mançester Siti, Berbatov te Junajtid
Mançesteri ka qenë qyteti në qendër të vëmendjes për merkaton e futbollit 24 orët e fundit. Mançester Siti, me paratë e pronarit të ri nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mançester Junajtid, me të ardhurat e suksesit në Ligën e Kampioneve, ka bërë dy goditje të bujshme që, së bashku kanë kushtuar plot 80 milionë euro. Robinjo është "i kaltër", ndërsa Berbatov do të luajë me "djajtë". Trajnerët Ferguson dhe Hjuxhs janë lumturuar, ashtu si e gjithë Premier Liga. Gjatë merkatos së kësaj vere në kampionatin anglez janë shpenzuar 577 milionë euro, rekord në Europë...