Mourinjo: Interi, tashmë i ekuilibruar
"Doja Mansinin, Kuarezmën dhe Lampardin! Klubi më dha Mansinin dhe Kuarezmën, si dhe bëri gjithçka për ta marrë Lampardin. Kur anglezi vendosi të qëndrojë te Çelsi, kërkova Muntarin dhe ma sollën. Nuk më mbetet tjetër, veçse ta falënderoj klubin, presidentin Morati dhe Marko Brankën. Tani e kam radhën unë. Sot skuadra është e ekuilibruar, me alternativa të ndryshme, për sa u takon lojtarëve dhe rreshtimeve. Kuarezma mund të luajë si djathtas ashtu edhe majtas, si me 4 4 2-shin ashtu edhe me 4 3 3-shin. Mund të qëndrojë në stol, por mund të shkojë edhe në tribunë."