Shkencëtarët bëjnë veten, nuk bëhen nga qeveritë
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi dje me mburrje se e kishte futur shkencën shqiptare në orbite. Jo vetëm kaq, por ashtu si qoftëlargu, dikur shpalli se qeveria e tij, do të shtonte rreth 400 shkencëtarë të rinj, sikur shkencëtarët të ishin speca apo tranguj e jo maja e inteligjencies shqiptare e botërore... Çfarë nuk po na dëgjojnë veshët e çfarë nuk po na shohin sytë, por kurrë nuk kishja vegjuar se mund të prodhoheshin shkencëtarë nga qeveritë...
Shkencëtarët e bëjnë veten me veprat e tyre madhore shkencore. Nuk bëhen me dekrete e as me ligje qeveritare kundër shkencës... Aq me pak mund të bëhen ato me para nen dore e tituj të blere kafeneve e kioskave. Me qindra here kanë rene dardha e gështenja, breshër e shi, bore e skllote mbi kokat e stërgjyshërve të mi dhe të çdo njeriu, bile edhe mbi ato të paraardhësve të Zotit Sali Berisha. Po ashtu edhe molla! U desh të binte vetëm një kokërr molle mbi kokën e Isak Njutonit, që të zbulonte ligjin Universal të Gravitetit... Ndaj quhet Ligji i Njutonit dhe jo ligji i...
Politika shqiptare ka për detyre parësore, për mision fisnik, ta zbresë shkencën tek buka e jeta e popullit, jo ta ngjisë e fusë në orbita kozmike!