E Diel, 1 Nëntor 2026

Misri pa kokrra, produkt i një politike pa kokrra

Misri pa kokrra, që po korret në shume rrethe të Shqipërisë, është një dëshmi e re e korrupsionit qeveritar... Harxhet e këtij korrupsioni (e çfarë mund të jetë tjetër kur një ministër del e merr në mbrojtje personalisht shkaktaren e kësaj situate?!) i paguajnë fermerët dhe krejt populli shqiptar! Vetëm në Shqiperi ndodh që të mbillet, të rritet, të vaditet me djerse e gjak dhe kur korret, misri është pa kokrra...

Përderisa të kemi një politike pa kokrra, jo vetem misri por gjithçka në Shqiperi do të korret pa kokrra, siç ka ndodhur dhe po ndodh edhe tani.

Jo vetëm kaq. Politika pa kokrra e ben tradhtarin hero, heroin tradhtar, spiunin fisnik, të ndershmin imoral, prostitutën virgjëreshë.....

Zotërit e politikes shqiptare duhet të zbresin, duhet të ulen jo vetem me këmbë, por edhe me koke në Toke, tek buka e popullit, tek uji i popullit, tek dritat e popullit, tek puna për popullin, tek hallet e popullit, tek populli dhe për popullin. Ndryshe, t’i bëjnë shërbimin e fundit e më të vyer këtij populli: të sikterrisen në orbita sa më larg tij!

“Gabim të potencohet ideja që korrupsioni në mjekësi s’preket”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›