“Tryeza e PS”, debate në komisionin e ligjeve, PD: Nisma jo serioze, reformat bëhen në Parlament
Anëtarë të komisionit të Ligjeve, deputetë të PD dhe PS, debatuan sot në lidhje me tryezën e organizuar të premten e kaluar nga Partia Socialiste, për reformën në sistemin e drejtësisë. Debatet erdhën pas ankesës së shprehur nga ligjvënësit socialistë, të cilët thanë se ndjehen të fyer nga etiketimi i mazhorancës që e quajti nismën e PS si “tryezë propagandistike”. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e mazhorancës u shprehën se reformat zhvillohen në parlament, aty ku opozita vazhdon të bllokojë ligjet me shumicë të cilësuar, mes tyre edhe ligjet për drejtësinë, si ngritja e Gjykatës Administrative.
Deputetët demokratë të Komisionin Parlamentar të Ligjeve deklaruan dje se aktiviteti i PS, ishte një vizion të mbrapshtë anti-reformë të kreut të PS-së Edi Rama