Rohan: EULEX nuk mund të jetë neutral ndaj statusit

Albert Rohan
Prishtinë, 9 Dhjetor, 12:09, NOA - Ish-zëvendës-emisari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan konsideron se EULEX nuk mund të jetë neutral ndaj statusit.
Qëllimi i EULEX-it, siç është dizajnuar në propozimin e Ahtisaarit "është që ky mision duhet të mbështesë qeverinë e Kosovës, autoritetet e Kosovës, në fushën e drejtësisë dhe sigurisë", deklaroi Rohan për gazetën "Zëri", duke shtuar se "e ka të vështirë ta shohë sesi EULEX mund të jetë neutral ndaj statusit".
Ndërkaq, në lidhje me planin gjashtë-pikësh të Kombeve të Bashkuara, Rohan tha se plani i Ahtisaarit nuk rrezikohet nga gjashtë-pikëshi i Ban Ki-Moonit, "por është i rrezikuar nga mungesa e bashkëpunimit të palës serbe".
NOA