E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen fituesit e festivalit të filmit në Tiranë

Tiranë, 8 Dhjetor, 12:47, NOA - Përfundon edicioni i 6-te i “TIFF”. Çmimi për filmin më të mirë të këtij Festivali shkoi për "My Mother Learns Cinema", gjinia eksperimental, i regjisorit turk Nesimi Yetik.

Çmimi i Medias iu dha filmit dokumentar "Deep Transition", me regji të Elvis Eshja dhe Gabriele Pedone.

"Filmi më i Mirë Eksperimental" u cilësua "Carlos Catani" i amerikanit, Marcos Meconi.

Për "Filmin Dokumentar", u dhanë dy çmime speciale për "One Day Full of Pain" i iranianit Gol dhe "Headspace", i britanikut Deman.

Filmi më i mirë i kësaj gjinie, “Left Behind” i gjermanëve Grefenstein dhe Daub.

Filmi i animuar pati dy çmime speciale: "The Enquirement" nga Argjentina dhe "Yours Truly" i britanikut Osbert Parker, i cili mori dhe çmimin e publikut.

Filmi më mirë është "The Best Hand" i zviceranes Maria Rossetti.

Çmim special ishte “Il Premio delle Meraviglie", që iu dha filmit 510 meters "Above the Sea Level", i regjisores nga Zvicra, Kirsten Polte.

Filmat artistikë kishin 5 çmime speciale. Festivali ifilmit me metrazh të shkurtër, u mbajt nga data 1 deri me 7 dhjetor ne Tirane, konkurruar rreth 100 filma.

c.a/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›