E Diel, 1 Nëntor 2026

ISKSH, penalizime mjekëve në rast të moszbatimit të sistemit të referimit



Emanuela Sako

Bluzat e bardha që nuk do të zbatojnë sistemin e referimit do të penalizohen me gjobë deri në largim nga puna. Kjo është masa e re administrative që ISKSH-ja do të zbatojë për vitin 2010, në bazë të kontratave të reja që do të lidhë me spitalet. Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana gjatë një konference për zbatimin e reformës spitalore dhe autonominë e spitaleve, ka bërë të ditur se i gjithë personeli shëndetësor do t’i nënshtrohet masave penalizuese në rast të moszbatimit të ligjit. Sistemi i masave administrative do të aplikohet fuqishëm në vitin 2010, ku parashikohen gjoba në vlerën e 10.000 lekëve nëse shkelja është bërë për herë të parë nga punonjësi. Ndërsa në rast të përsëritjes gjoba do të shkojë në vlerën e 30.000 lekëve dhe deri në masa të tjera administrative si propozim për largim nga puna. Pjesë e rëndësishme për zbatimin e reformave spitalore për vitin 2010, është zbatimi i sistemit të referimit, i cili është perceptuar nga specialistët si faktor kryesor në zbatimin e rregullores, autonominë e spitaleve, mbledhjen e të ardhurave dytësore etj. Statistikat e kryera për 6-mujorin e parë të zbatimit të reformës dhe mbledhjes së të ardhurave dytësore, rezulton se spitalet kanë arkëtuar në total 160.000.000 lekë të ardhura. Ndërsa gjatë 6 - mujorit të dytë të ardhurat nuk juanë përpunuar ende nga specialistët.
Zbatimi
Elvana Hana ka bërë të ditur se lidhja e kontratave me 43 spitale të vendit, ka pasur edhe disa mangësi duke qenë se 2009-a është viti i parë i vënies në funksion të reformës. Probleme ka pasur në zbatimin dhe hartimin e protokolleve klinike, të cilat nuk janë realizuar gjatë këtij viti. Njëkohësisht, në bazë të reformës nuk u bë i mundur realizimi i hartimit të standardeve mjekësore të spitaleve, si dhe nuk u mundësua akreditimi i tyre. Spitalet nuk janë të akredituara, çka e bën të vështirë monitorimin e treguesve të cilësisë dhe performancës për të vlerësuar në mënyrë reale shërbimin spitalor. “Një problematikë është vërejtur edhe me kalimin e financimit nëpërmjet degëve të thesarit, çka tregon për një autonomi të kufizuar të spitaleve. Reforma nuk mundi të zbatohej në kalimin e financimit nëpërmjet degëve të thesarit, e cila tregon se spitalet gjatë këtij viti kanë pasur autonomi të kufizuar. “Një problematikë është vërejtur edhe me kalimin e financimit nëpërmjet degëve të thesarit, çka tregon për një autonomi të kufizuar të spitaleve. Ndërkohë që ne si ISKSH synojmë që spitalet dhe vetë ju si drejtues të merrni më shumë kompetenca, pasi jemi të bindur se një autonomi më e madhe e spitaleve do të sjellë më shumë efikasitet në shërbimin shëndetësor”, - u shpreh Hana.
Reforma
ISKSH-ja ka përcaktuar pikat e reja që do të zbatohen në kontratat e reja me spitalet gjatë vitit 2010. Risi në kontratën spitalore të vitit 2010, do të jetë aplikimi i formave të reja të vlerësimit të treguesve të performancës nëpërmjet futjes së një numri indikatorësh siç është shfrytëzimi i shtratit, niveli i infeksioneve spitalore, shkalla e vdekshmërisë etj. Synimi i ISKSH-së, është që një pjesë e pagesës së spitaleve të bëhet në bazë të plotësimit të indikatorëve në mënyrë që mjekët të kuptojnë që eficienca paguhet me buxhet shtesë. Kjo do të thotë se do të hidhen hapat e para për lidhjen e pagesës së mjekut me punën e tij, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e cilësisë së shërbimit mjekësor ndaj pacientëve. Një pikë tjetër e kontratave me spitalet do të jetë ngritja e strukturës së shërbimit të recepsionit dhe arkëtimit të spitaleve. Kjo strukturë do të regjistrojë dhe identifikojë lëvizjen e pacientit si dhe përfitimin e shërbimit përkatës brenda institucionit spitalor. Funksionimi i këtij shërbimi do të sjellë ulje të informalitetit dhe rritje të të ardhurave të spitaleve, të cilat do të përdoren për barna, investime dhe shpërblime. Pjesë e kontratave të reja për 2010-ën, është ngritja e strukturës së kostos në çdo spital. Llogaritja e kostos në të gjitha njësitë ku jepet shërbim në spital nëpërmjet mbledhjes së plotë statistikore të aktivitetit spitalor. Njëkohësisht, kontraktimi dhe financimi i spitaleve të bëhet jo mbi bazën e buxhetit historik por, mbi bazën e kostos reale për rast sipas diagnozave dhe grup diagnozave.

Kontratat e reja me ISKSH-në për vitin 2010

Risi në kontratën spitalore të vitit 2010, do të jetë aplikimi i formave të reja të vlerësimit të treguesve të performancës nëpërmjet futjes së një seti indikatorësh sikurse është shfrytëzimi i shtratit, niveli i infeksioneve spitalore, shkalla e vdekshmërisë etj.

Një nga pikat e rëndësishme të parashikuara në kontratë është përgatitja e spitaleve për procesin e akreditimit. Pra, për vlerësimin e dhënies së kujdesit spitalor, e cila do të sjellë përmirësimin e cilësisë në spitale, si dhe rritjen e përgjegjësisë së personelit mjekësor ndaj qytetarëve që kërkojnë shërbim shëndetësor spitalor.

Një pikë tjetër e kontratave me spitalet do të jetë ngritja e strukturës së shërbimit të recepsionit dhe arkëtimit. Kjo strukturë do të regjistrojë dhe identifikojë lëvizjen e pacientit si dhe përfitimin e shërbimit përkatës brenda institucionit spitalor.

Një tjetër risi në kontratat e vitit 2010 është ngritja e strukturës së kostos në çdo spital. Llogaritja e kostos në të gjitha njësitë ku jepet shërbim në spital nëpërmjet një riformatimi dhe përmirësimi të evidencave statistikore të aktivitetit spitalor, synon që në të ardhmen, kontraktimi dhe financimi i spitaleve të bëhet jo mbi bazën e buxhetit historik por, mbi bazën e kostos reale për rast sipas diagnozave dhe grup diagnozave.

Kontratat e reja synojnë forcimin e rolit të kontrollit nëpërmjet zbatimit të sanksioneve (gjobave) në rastet e shkeljes së kontratës, ku një nga pikat e parashikuara lidhet me zbatimin e sistemit të referimit. Në rast të shkeljes së tij, gjoba do të jetë 10.000 lekë për rastin e parë dhe në rast të përsëritjes 30.000 lekë te reja e deri në masa të tjera administrative si propozim për largim nga puna.

Pikat që nuk u zbatuan për vitin 2009
Nuk u arrit akreditimi i spitaleve brenda këtij viti. Spitalet nuk janë të akredituara çka e bën të vështirë monitorimin e treguesve të cilësisë dhe performancës për të vlerësuar në mënyrë reale shërbimin spitalor.

Nuk u bë i mundur realizimi i hartimit të standardeve mjekësore të spitaleve.

Nuk u realizua hartimi i protokolleve klinike, ku qytetarët të njiheshin me shërbimet spitalore dhe mënyrat e marrjes së tyre.

25 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›