E Diel, 1 Nëntor 2026

Stoner, "pole-position" në garën e Australisë

Keisi Stoner me Dukati do të niset nga "pole-position" në Çmimin e
Madh të Australisë. Për ish-kampionin e botës, ky "pole" në shtëpi
është i tetë sezonal. I dyti në vijën e nisjes në cirkuitin e Filip Ajland është
spanjolli Horge Lorenco me Jamaha, ndërsa pas tij është klasifikuar amerikani
Niki Heiden me Honda. Vetëm vend i 12-të për tetë herë kampionin
e botës, Valentino Rosi, që në xhirot e fundit u rrëzua dhe pësoi tërheqje
në muskujt e qafës. Edhe pse tentoi që të rikthehej në pistë për t‘u klasifikuar
në vendet e para, "Doktori" nuk arriti të regjistronte një kohë të
mirë. Nuk bind as Dani Pedroza, i cili do të niset nga vendi i gjashtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›