Roja: Kur po dorëzoheshin, 2 gardistë u vranë me duart lart
21/07/2010 Omeri: Buzani i qëlloi me breshëri. Dëshmitari i masakrës së Cërrikut shmang Llazar Bicjan
TIRANE- “Dy nga gjashtë gardistët e vrarë në Cërrik janë ekzekutuar, pasi ata kanë ngritur duart lart dhe kanë bërë shenjë për tu dorëzuar. Këta gardistë ishin të parët që dolën nga autoblinda dhe pasi ngritën duart lart janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga Sokol Buzani”. Kjo është një pjesë e dëshmisë së shtetasit Agim Omeri, i cili ditën e 23 majit 1997, tha se kishte qenë i pranishëm kur autokolona me makinat e policisë dhe diagaçët e Gardës është sulmuar në qendër të qytetit. Dëshmitari i tregoi gjykatës se fillimisht policia kaloi nga rruga e unazës që ndodhet jashtë Cërrikut dhe pasi ka shkuar në zonën e fermës, autokolona e përbërë nga dy autoblinda, një IFA dhe disa makina të vogla është drejtuar në qytetin e Cërrikut. Omeri tregoi se ditën e ngjarjen kishte parë se rreth 30 persona të armatosur ndodheshin brenda godinës së kinemasë. Ai tha se skishte mundur të identifikonte me emër këta persona, pasi po largohej me vrap në drejtim të bashkisë. “Lajmin se në qytet po vijnë forca speciale nga Tirana e morëm, pasi dëgjohej zhurma e autoblindave. U hapën fjalë se policia do të vriste qytetarët. Menjëherë jam larguar në drejtim të bashkisë, ku në të kam parë Llazar Bicen, kryetaren e Bashkisë Mishelina Milon, Fatos Xhepexhiun dhe Ferit Hoxhën, të cilët hynë në një pallat. Më pas kam depërtuar nëpër pallate dhe aty kam parë tre jevgj, me njërin prej të cilëve që ishte fis me Buzanët kam pasur probleme. I kam kërkuar një personi armë, për ti vrarë, por ai më dha një automatik të prishur. Sapo kam dalë në rrugë vura re se në qendër të qytetit po hynte policia. Këtu kanë filluar të shtënat nga të gjitha anët e pallateve”,-pohoi para gjykatës dëshmitari Agim Omeri. Ky i fundit ka shtuar se kishte parë se veç popullit qëllonin me armë edhe policët. “Qëndroja i fshehur në cepin e një pallati dhe prej këtu pashë që një nga autoblindat ngeli në mesin e rrugës. Diagaçi kishte marrë flakë dhe prej tij në fillim dolën dy persona, të cilët ngritën duart lart dhe bënë shenjë për tu dorëzuar. Por në këtë moment ata janë qëlluar me breshëri nga Sokol Buzani”,-u shpreh dëshmitari. Ai tregoi se dy gardistët e tjerë u dogjën në blind, ndërkohë që dy të tjerët u vranë në rrugicat e pallateve. “Një polic me mustaqe kishte mundur të fshihej prapa një barake, por kur kam shkuar aty pashë se ishte vrarë me një plumb në ballë”,-tregoi para gjykatës dëshmitari i masakrës së Cërrikut.
Ish-polici: Posta u plaçkit nga banda e armatosur
Një tjetër shtetas që dëshmoi dje në procesin gjyqësor që zhvillohet kundër nëntë të pandehurve të masakrës së Cërrikut ka qenë dhe ish-polici i postës policore që ndodhet në këtë qytet. Ish-efektivi i policisë Bajram Cema tregoi para trupit gjykues se disa ditë pasi të ndodhte vrasja e 6 policëve, posta është sulmuar me breshëri armësh nga persona që ai nuk kishte mundur ti njihte. Dëshmitari ka pohuar se pas breshërive ai dhe kolegët e tij janë larguar me shpejtësi, nga frika se mos vriteshin nga njerëzit e armatosur. Cema pohoi se skanë bërë asnjë lloj rezistence duke e lënë komisariatin në dorë të banditëve. “Personat e armatosur kanë plaçkitur dyer, dritare, furgonin e policisë, radiot dhe gjithçka që ndodhej në postën policore”,- tha dëshmitari. Cema tha se nga nëntë të pandehurit njihte si fytyra vetëm Llazar Bicen dhe të pandehurin tjetër Skënder Cani.
Reporteri: Dy gardistët nuk mu dukën si pengje
Besim Dybeli, ish-korrespodenti i gazetës “Koha Jonë” në atë kohë, ka pohuar se pas ngjarjes kishte shkuar në Cërrik ku kishte intervistuar dy nga gardistët e plagosur Azem Ruston dhe Agim Biberaj. Sipas gazetarit, që ishte thirrur nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit dy nga gardistët ishin marrë peng në thonjëza, pasi ata qëndronin brenda një banese ku i kishin të gjitha kushtet. “Njerëzit e armatosur, qëndronin jashtë banesës dhe se nuk kishin ushtruar dhunë mbi gardistët”,- tha korrespodenti i Elbasanit para gjykatës. Dybeli pohoi se kishte dëgjuar që sulmin me armë e kishte ndalur i pandehuri Meti Bozi, i cili kishte ngritur duart lart duke thirrur për të ndalur të shtënat. Nëpërmjet kësaj dëshmie ai ka shmangur nga përgjegjësia penale të pandehurin Bozi, të cilin Prokuroria e akuzon si organizatorin kryesor të pritës së 23 majit në Cërrik.
Mjekët: Dhjetëra operacione për të hequr plumbat
Në seancën e djeshme, kundër 9 të pandehurve të masakrës së Cërrikut kanë dëshmuar edhe 3 mjekë të spitalit të Elbasanit. Ata i kanë treguar togave të zeza se ditën e 23 majit 1997 kanë qenë me shërbim në spital, kur janë lajmëruar se në Cërrik kishte ndodhur një përplasje me armë. Gjatë dëshmisë ata u shprehën se kishin kryer dhjetëra operacione për të nxjerrë plumbat nga trupi gardistëve. Bluzat e bardha treguan para gjykatës se pas disa minutash në spital kanë mbërritur disa makina, të cilat sollën policë të plagosur. Mjekët pohuan se disa nga policët kishin marrë plagë të rënda dhe disa të lehta. “Personat që ishin më rëndë nga ana shëndetësore i kemi nisur në drejtim të Tiranës, ndërsa policët që kishin plagosje të lehtë vendosëm që ti trajtonim në spital, pasi dhe skishim shumë mundësi që ti transportonim në Tiranë”,- u shprehën mjekët e spitalit të Elbasanit.