Itali, kapen 5 shqiptare dhe 2 italiane
Itali-Pese shqiptare dhe dy italiane u arrestuan dje, nga policia e vendit fqinj, ne kryeqytetin e Italise me akuzen e trafikut te droges. Grupi kriminal u zbulua gjate hetimeve qe policia, ishte duke zhvilluar mbi tentativen e vrasjes ndaj pronarit te nje bari ne Rome. Gjate marrjes ne pyetje te personave qe kishin dijeni per ngjarjen, hetuesit mesuan se pronari i lokalit ishte i perfshire ne aktivitetin e shperndarjes se kokaines. Faktet e zbuluara me pas gjate hetimit gjeten se biznesmeni kishte pasur konflikte te vazhdueshme me nje grup shqiptaresh dhe italianesh per shkak te tregtise se droges. Policia vazhdoi hetimet dhe dje ne mesdite, arriti te arrestoje shtate persona, 5 shqiptare dhe dy italiane, te akuzuar per trafik narkotikesh. Policia u sekuestroi te arrestuarve mijera doza kokaine te gatshme per shitje, si dhe nje shume parash prej 15 mije euro.