E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roja ekzekuton ne fabrike, Bajrin

Shkoder- Sherri ne ambientet e rrobaqepesise "Rubin" ne qytetin e Shkodres kthehet ne nje tragjedi te vertete, me nje te vrare dhe nje te arrestuar si autor i krimit. Roja i fabrikes private dyshohet per ekzekutimin e 46-vjecarit Bashkim Bajri, fill pak minuta pas grindjes per motive te dobeta. Burime zyrtare te policise vendore, njoftuan se ngjarja ndodhi rreth ores 13:45 te pasdites se djeshme ne lagjen "Skenderbeg", ku ishte vendosur rrobaqepesia, kurse i arrestuari eshte Nilson Sokoli, 21-vjec, banues ne kete lagje. Policia nuk dha hollesi rreth shkaqeve te vrasjes, por tha se dy personat ishin grindur dhe Bajri eshte futur brenda ne ambientet e fabrikes, ky veprim ka sjelle reagimin fatal te te riut qe punonte si roje.

Bresheria e automatikut "Kallashnikov" ka lene te plagosur rende 46-vjecarin Bashkim Bajri. Pas krimit, i dyshuari Nilson Sokoli ka marre dhe armen me vete duke u arratisur nga vendngjarja. Te pranishmit i kane dhene ndihmen e pare te plagosurit, duke e derguar ne spitalin rajonal te Shkodres. Per ngjarjen eshte njoftuar policia, ndersa nje grup hetimor nisi marrjen ne pyetje te deshmitareve dhe shoqerimin e disa personave. Deshmitaret kishin degjuar nje debat te ashper me fyerje te ndersjellta mes dy personave qe eshte zhvendosur ne ambientet e brendshme. Viktima, banues ne lagjen "Partizani" nuk dihet ende perse eshte konfliktuar me te riun roje, por sipas policise nuk ka qene punonjes i fabrikes. Kaq ka mjaftuar qe 21-vjecari te leshoje bresherine vdekjeprurese dhe te largohet pa gjurme.

Brenda nje kohe te shkurter, grupi hetimor ka identifikuar te dyshuarin per krimin, kurse i plagosuri nderroi jete ne spital, pak momente pasi mberriti ne sallen e urgjences. Perpjekjet e mjekeve kane qene te kota, pasi plaget ne trup ishin te renda dhe kishin prekur organet jetesore. "Pas identifikimit te bere, sherbimet tona policore u vune menjehere ne ndjekje te autorit, ku si rezultat i nje operacioni te mireorganizuar u be e mundur rreth 40 minuta pas krimit, kapja ne flagrance e te dyshuarit Nilson Sokoli, teksa tentonte te largohej drejt vendit te quajtur "Kodrat e Bardhajve", njoftoi policia e Shkodres mbreme. Gjate kontrollit te kryer nga grupi hetimor ne banesen e te dyshuarit, afer saj u gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale, arma e zjarrit tip automatik, me te cilen Sokoli dyshohet se ka kryer vrasjen. "Nga veprimet proceduriale dhe hetimore te kryera nga grupi yne hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, pas nje konflikti te castit mes Nilson Sokolit, i cili punonte si roje ne fabrike dhe Bashkim Bajrit", njoftoi policia.

Akuzat

Sektori i Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Shkoder, njoftoi dje se beri dokumentimin e plote ligjor te ngjarjes, si dhe u be arrestimi ne flagrance i autorit te dyshuar, Nilson Sokoli, i cili do hetohet nga prokuroria per veprat penale "vrasje me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".

Dyshimet

Grupi hetimor ka evidentuar se arma automatike mbahej pa leje nga i dyshuari Nilson Sokoli, cka ngre hipotezen se pas sherrit ai ka paramenduar aktin dhe mund te kete pasur me pare konflikte me viktimen. Megjithese ishte roje ne fabrike, arma nuk ka qene e regjistruar ne policine vendore, sipas ligjeve ne fuqi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›