E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kashtica” çon në pranga tre shtetas për trafikim

Operacioni i koduar “Kashtica”, u finalizua me arrestimin e shtetasve, Kreshnik Ali Dunga, 32 – vjeç, banues në Kamëz Tiranë , Bilal Jaho Aliaj, 31 – vjeç, banues në Kamëz Tiranë dhe Bashkim Hamit Brahimi, 22 – vjeç, banues në Kamëz Tiranë. 

Ndaj tyre, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të datës 05 nëntor 2009, ka vendosur masën e sigurisë “Arres në burg” në mungesë, pasi akuzohen për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufirit”,.

Këto shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin për qëllime përfimi, realizonin  grumbullimin  në Tiranë, të personave që kërkojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme për në drejtim të shtetit Grek.  Të lartëpërmendurit dyshohen se më datë 23 shtator 2009 në afërsi të sheshit “Rilindja” në Tiranë i kanë dhënë ndihmë për të kaluar kufirin 7 personave kundrejt përfitimit monetar, i cili varione nga 800 deri në 1500 euro për çdo shtetas, duke i trasportuar me automjete këto të fundit, nga Tirana për në drejtim të qytetit të Korçës, me destinacion Greqinë. 

Është dokumentuar tërësisht me metoda speciale të hetimit, se më datë 30 shtator 2009, të tre shtetasit e sipërcituar kanë ndihmuar rreth 30 shtetas që të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, nga fshati Bitinckë të rrethit Devoll me destinacion më pas Greqinë.

Po ashtu, dyshohet se më datë 07 tetor 2009, në afërsi të sheshit “Rilindja” në Tiranë, pasi kanë grumbulluar afro 30 shtetas në një automjet taksi tip furgon, janë nisur për në drejtim  të qytetit të Korçës me destinacion më pas shtetin helen.  Ndërkohë, nga strukturat e hetimit të Policisë së Tiranës, po punojnë intesivisht në drejtim  të identifikimit të të tjerë personave të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›