Dinamo, "superiore" ne Superiore
Superioriteti i Dinamos, pas 10 ndeshjeve te fazes se pare ne Kategorine Superiore, nuk ka nevoje per koment. Asnje humbje dhe vetem dy barazime ne fushe kundershtare jane tregues i qarte, se blute do te jene favoritet kryesore per te fituar ne fund te ketij edicioni titullin kampion. Trajneri Shkelqim Muca dhe stafi drejtues i Dinamos, me fitoren e fundit, kane shpallur si objektiv qe te ruajne pozitat e krijuara pas ndeshjes me Besen, deri ne mbyllje te fazes se pare. Dinamo e ka siguruar "kuroren e dimrit", por objektivi sipas bluve eshte titulli. Blute do te luajne me Apolonine, ne ndeshjen e radhes dhe do te presin gjate fazes se dyte ne Tirane, Kastriotin dhe Flamurtarin. Kalendari i ndeshjeve te ardhshme, deri para derbit direkt me Tiranen, favorizon dukshem blute, qe kane mundesi te thellojne diferencen dhe te mbyllin para kohe llogarite me titullin kampion. Edhe pse pa portierin e pare dhe me dy mungesa, Dinamo vertetoi se eshte nje skuader e organizuar mire dhe e pergatitur. Muca i kreu te tre zevendesimet e Dinamos, ne fund te ndeshjes, duke i mohuar disa minuta kohe vendasve dhe mbrojti fitoren.