E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prindërit e Lindsay Lohan në betejë për t'a shpëtuar nga droga

LOS ANXHELOS-Mamaja e Lindsay Lohan ka pohuar se vajza e saj frekuentonte aktorin Heath Ledger, gjatë periudhës kur ai vdiq nga një mbidozë aksidentale në janar të 2008-tës.

Mediat në atë kohë përflitnin për njëmarrëdhënie të fshehtë mes aktores 23 vjecare dhe Heath.

Në një kasetë audio ku është regjistruar biseda telefonike mes mamasë Dina dhe babait të yllit, Michael. Dina tregon se “në momentin kur Heath kishte vdekur, Lindsay ishte bashkë me të, dhe se ato ishin shumë shokë të ngushtë.

Dina rrëfen se ka frikë për jetën e vajzës së saj 23 vjecare “Sepse kur pi, apo merr një Aderal, pa menduar mirë, mund të bëjë atë që ka bërë dhe Heath Ledger.

Dina paralajmëron të atin e aktores për një mbidozë që mund të ketë marrë vajza e saj. Kaseta audio është publikuar në tv amerikane.

Michael thotë se do të ndërmarrë një nismë ligjore për të shpëtuar jetën e vajzës së tij.

“ Ajo është një vajzë e bukur, por duket si 100 vjece.” thotë Michael duke shtuar se po planifikon sa më shumë hapa për të detyruar vajzën e tij të kërkojë ndihmë për të shpëtuar jetën.

Unë do të shkoj në gjykatë për të marrë një kujdestari ligjore për rehabilitimin e Lindsay. Do të ulemi së bashku me Dinën dhe avokatët për të bërë gjërat e duhura për jetën e Lindsay. Ajo është duke marrë Aderol, Xanax, Paxil.
(s.g/Daily Mail/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›