E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështrim/Hapja e dosjeve do t’u vinte pikë krimeve komuniste

Tema më e përfolur kohëve të fundit  në shumë media elektronike dhe të shkruara është çështja e hapjës së dosjeve. Nisma e kryeministrit të Shqipërizë, z. Sali Berisha për hapjën e dosjeve me duket së përkon me kohën, kur dihet së shumë shtete të ish kampit socialist tashmë  kanë përfunduar më këtë punë.Kryeminisiti Berisha edhe më këtë rast u tregua vizionar dhe i guximshem, njësoj siç u tregua me rastin e rrezimit të diktaturës 50 vjeçare enveriste. Me hapjën e dosjeve siç thotë një fjalë e popullit do të ndahet përfundimisht shapi nga sheqeri. Ata që po i kundërshtojnë hapjën e dosjeve, sigurisht se kanë një biografi të dyshimtë. Këtu nuk mund të këtë solucion tjetër. Ne ish-sistemin komunist jugosllav u rekrutuan shumë spiunë shqiptarë për pikë të qejfit, të cilët i bënë dëme të pariparueshme kombit dhe atdheut, e tash t’i qorrojnë sytë më patriotizëm të rremë. Eshtë e vërtetë së shumë shqiptarë edhe u burgosën për shkak të veprimtarisë së tyre kombëtare, por është fakt së disa nga ata pranuan më vonë të bëhen edhe bashkëpunëtorë të UDB-së. Ata që me plot kuptimin e fjalës ishin atdhetarë e mbajtën burgun deri në fund, ose nga burgjet famëkëqija serbosllave dolën të vdekur. Me së shumti udbashë u rekrutuan gjatë kohës së Rankoviçit. Madje shqiptarët në atë kohë iu nënshtruan një dhune të paparë deri në shfarosje si në kohën e kryekriminelit Millosheviç. Nomenklatura shtypëse e Rankoviçit bëri që bukur shumë shqiptarë të inkuadrohen në strukturat e udb-ës, vetem pse ishin me shpirt të shitur. Babai im me rrefente së kishte ndëgjuar një imam atdhetar, të cilin shpesh e kishin maltrajtruar organet e UDB-ës duke thënë, "Ruajna Zot safit të parë". Ai kishte aluduar në disa bashkëpunëtorë të udb-ës, të cilët për çdo ditë kishin falur namazin bashkë me te në xhami. Këta ishin njerëz  bukur në moshë por shumë të ligj, të cilët për çdo mëngjes kishin spiunuar për bashkëqytetarët e vet tek organet e Sigurimit serbosllavë. Edhe pse serbët në vitin 1999 u dëbuan nga Kosova nuk u hoqën në tërësi edhe bashkëpunëtorët e tyre. Ata në menyrë perfide janë inkuadruar në çdo pore të jetës. Madje disa në menyrë ta hapur janë duke i shërbyer Serbisë, si me kontrabandë më armë dhe cigare, pastaj me transaksione të tokave në menyrë false duke ua shitur tokat shqiptarëve nga dy-tri herë, po nxjerrin dokumente të ndryshme nga Serbia e marifete të tjera të ndyra. Një ditë në një të përditshme ditore lexova një shkrim të prof.dr. Hajrullah Goranit për dosjët.Plotësisht pajtohem me te kur ndër të tjera thotë së  dosjët për secilin janë në mbamendjet tona.Duke filluar nga secili fshat dhe qytet, dihen njerëzit të cilët më devotshmeri i shërbyen  regjimit të  Jugosllavisë.Edhe nese dosjët zyrtare gjinden në Beograd apo gjetke nëpër vendet e ish Jugosllavisë, ato ka mundësi të sjellën sërish në Kosovë.Këtu bëhet fjalë për të gjithë ata njerëz të cilët i dëmtuan rënd interesat e shqiptarëve në trojet  e tyre etnike. Sigurisht se nuk do të kishim një stagnim të tillë sidomos në fushën e gjyqësisë dhe të drejtësisë dhe organe të tjera shtetërore , mos të ishin  në pushtet njërzit të cilët  edhe në kohën e kryekriminelit Millosheviqit ishin në pushtet.Me njërëz të tillë nuk mund të vihet rendi dhe ligji, sepse ata vet janë pikërisht shkelësit më të medhenj të tij.Nese kryhet një veper kriminale, e dihet së gjatë këtyre viteve vepra të tilla patem më bollëk e disa edhe për motive politike, atëherë bie pyetja kush duhet ta mbrojë ligjin nga kriminelët. E çka, nëse në krye të organeve më të larta shtetërore janë vetë ata që kanë kryer vepra të tilla. Pas nëntë viteve të shtegtimit në liri duhet ndarë përfundimisht nga përiudha më ërrët e shekullit të kaluar siq ishte komunizmi. Ndjekja e shqiptarëve në këtë periudhë nuk u bë vetëm për shkaqe ideologjike siç pretendojnë disa, por edhe për shkak të përkatësisë kombëtare. Dënimi i krimeve komuniste nuk është proces që bëhet aq lehtë, por megjithate ia vlen që së paku të bëhen përpjekje të zbardhen rastet e shumta nga kjo kohë e errët për shqiptarët. Duhet të dëmshpërblehen të gjitha viktimat e regjimit të eger komunist.Është e drejtë e secilit qytetarë e sidomos kjo vlenë për të rinjtë tanë, që ta njohin këtë periudhë, duke e njohur të vërtetën për ate se çka në fakt ka ndodhur. E gjithë kjo, le të bëhët pa prapavijë politike, përfitime përsonale dhe pa tendencë hakmarrjeje. Të flasësh për ketë temë nuk mund të anashkalosh edhe viktimat e Tivarit. Në këtë plojë antishqiptare siç dihet morën pjesë edhe disa komunistë të ndyrë shqiptarë ose më mirë të themi, disa shqipfolës. Puna e dosjeve mos të lihet të sillet në qark të mbyllur. Eshtë e nevojshme një kurajo e përbashkët qytetare që krimet komuniste dhe bartësit e tyre të bëhën publike. Lënia e dosjeve siç thuhet nga disa për kohë më të "mira", do të thotë që ato ndoshta mos të hapen kurrë. E kjo gjë do të na kushtonte  në të ardhmen si popull...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›